Parlamenti i Pandemisë Shqip…
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 10, 2021
- 2 min read

P.P.SH. ose Parlamenti i Pandemisë Shqip…
Fatmir Terziu
Sot u vërtetua votësisht se Parlamenti i sotëm është Parlamenti i Pandemisë Shqip… Jo vetëm nga sa ndodhi ‘monisht’, por nga masakrimi i Gjuhës Shqipe.
Ja dhe faktet:
Deputeti Selami Jenisheri, tha se ““Koalicion ynë, i drejtuar nga deputeti Kujtim Gjyzi, i është drejtuar Komisionit të Zgjedhjeve për mos të pasyr pasoja të tilla për vjedhjet dhe është anashkaluar. Nuk është dhënë përgjigje. Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit. Emigrantët nuk mund t’i blihet votat”.
Deputeti Taulant Balla: “Askush s’e ka përdhunuar më shumë se kaq institucionin e Presidencës se sa Ilir Meta”, Balla: “I keqardhur! Ish-freshistin tonë e mbrojtën dy ballistë”.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali:
“Meta ka ndërmarrë sulme ndaj SHBA, duke shkelur mikpritjen e besën, që përfaqëson shqiptarët. Meta akuza ndaj SHBA dhe diplomatëve të huaj si të korruptuar, humbi rolin e paanshmërisë mes palëve politike. Meta nuk ka mbushur kupën, por e ka derdhur atë. Ne jemi mbledhur sot që presidentin ta largojmë. Meta përdhosi postin e presidentin, mos u pafshim më kurrë në seanca të tilla”, theksoi Spiropali.
Ministri i Shtetit për Diasporën, deputeti socialist Pandeli Majko: “Presidenti i Republikës është një individ i burgosur nga privilegjet e veta, por jo e kundërta. Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur betimin e tij. Arsyeja pse kam dalë sot është për të nënvizuar pozitën time të vështirë. Kryetari i grupit parlamentar e di shumë mirë që unë e kam refuzuar ta firmos për herë të parë kur u iniciua shkarkimi i Presidentit Meta, arsyet janë të shumta. Por tani më mendoj që presidenti Meta është bërë promotor i mos seriozitetit të shtetit shqiptar edhe karshi të tjerëve. Është e pafalshme në çdo rast, pavarësisht probleme personale apo politike që ne mund të kemi me njeri-tjetrin, midis maxhorancës dhe opozitës, kërkesave për të fituar pak më shumë vota se ai tjetri, por në marrëdhënie me procesin zgjedhor, në marrëdhëniet me faktorët strategjikë ndërkombëtar, sidomos me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës askush në Shqipëri nuk i ka askujt borxh lidhur me këtë çështje, prandaj shkurt e qartë mendoj se këshillat që në përgjithësi jepen në politikë se më mirë të të urrejnë për atë që je se sa të të duan për atë që nuk je qëndron për rastin në fjalë që po diskutojmë sot”
Krenari e padiskutueshme e mandatit: P.P.SH. ose Parlamenti i Pandemisë Shqip…
Kommentare