P A R A L A J M Ë R I M I


Tahir Tanushi

P A R A L A J M Ë R I M I


“Rreth një vëzhgimi të ngjarjeve të ndodhura në Shqipëri mbi arrestimin e njerëzve me gëzofin e drejtësisë”.

Këto ditë nga portale,gazeta dhe televizione,nën komandën dhe doravitjen e pushtetasve, po zhurmohet për punën e bërë nga një segment suprem siç është SPAK,për arrestimin e personave të cilët kanë veshur gëzofin e drejtësisë si prokurorë,gjykatatës,shoferë dhe bashkëpuntorë të tjerë që janë quajtur aktorë që kanë marrë pjesë dhe që kanë luajtur një rol në drejtim të zhvillimit dhe ndodhjes de fakto të korrupsionit pasiv dhe aktiv gjatë ushtrimit të detyrës.Deri këtu opinioni publik është dakort dhe solidarizohet me këto veprime,sidomos ajo pjesë e atij opinioni që e ka provuar në kurriz të saj padrejtësinë që u është bërë nga njerëz apo individë të caktuar të sistemit të drejtësisë,që jo rrallë herë kanë dhënë vendime tendencioze dhe të pa drejta,nëpërmjet manipulimit të provave dhe hapësirave që lejojnë në përgjithësi aktet ligjore të hartuara me dinakëri nga ligjvënësit e korruptuar dhe analfabetë shqiptarë.

Deri këtu për një sy të kthellët dhe mendje të pastër gjithçka duket se është në rregull,se gjithçka po funksionon mirë dhe se jepen shenja për të shpresuar se Shqipëria ka hyrë tashmë në rrugën e një shteti ligjorë dhe po forcohet dhe po i thotë evropianëve se ne po përmirësojmë një nga kushtet themelore që ju na keni vënë përpara,atë të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por po të s