PËSHPËRITJE HËNËS


PËSHPËRITJE HËNËS, ISHTE NJË DRITËSIM – FRYMËZIM MË VETE


Nga Giuseppe Napolitano

Shënimi hyrës

(Shënim i autorit për librin “Sytë e liqenit”. Botim dygjuhësorë: italisht – shqip. Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan 2021)

Në këtë përmbledhje – “Sytë e liqenit” – janë përfshirë pjesa më e madhe e poezive të mia të përkthyera në shqip, me përjashtim të dy përmbledhjeve të vogla, të botuara disa vite më parë: “Përgjërimi i kohës”, të përkthyer nga Remzi Salihu, dhe “Faleminderit Pejë”, të përkthyer nga Ilire Zajmi.

Në pjesën e parë janë poezitë që i kam paraqitur në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit”, që mbahet tashmë një çerek shekulli në Tetov