Astrit Lulushi
Dua të shkruaj
Kam frikë, por
Përvoja më jep guxim,
“Shkruaj!”, më thotë,
Dhe dëgjoj krismën,
Ndeshja fillon.
Në fakt nuk është lojë,
Është fillimi i shkrimit,
Pena përballë letrës,
Betejë pa kundërshtarë,
Nisur nga asgjë në mendje.
Pse e nënvlerësojmë veten?
Përvoja, që duke jetuar fitohet,
Mjafton për të shkruar,
Ajo duhet risjellë
Për t’u kuptuar nga të tjerë
Dhe nga ata që nuk lexojnë.
Kjo ngjan me teori komploti,
Siç është jeta pa përvojë,
As gjallë, as vdekur, ose
Që papritur shuhet.
Comments