PËRTEJ SHQISAVE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Aug 21, 2020
- 1 min read

Përtej shqisave është e kaluara. Unë jam zgjatur përtej shqisave. Jam i vdekur se ajo që ndërtova, s’jeton më dhe një kohë tjetër ende s’e di ku po ecën. Jam i gjallë për të dëshmuar shuarjen time në të djeshmen, për të parë duart e mia, që s’u bënë e sotme. Jam i gjallë, përtej shqisave, nëse në të djeshmen ende ka një dorë të gjallë, që e ndërtova me duart e mia.
Comentários