top of page

Përtej promovimit të Vranarit në Durrës


Përtej promovimit të Vranarit në Durrës


Fatmir Terziu


Shkrimtarja e mirënjohur, prodhimtare dhe cilësore, Vilhelme Vranari Haxhiraj, „Mjeshtër i Madh“ ka promovuar në qytetin e Durrësit këto ditë librin e saj më të ri „Genti, Mbret i Ardianëve“. Lajmin e bëri të ditur publicisti, poeti dhe shkrimtari i këtij qyteti Kadri Tarelli. Dhe natyrisht ne miqtë e letrave të shkrimtares në fjalë gëzohemi pa masë. Gëzohemi madje në përmasa të shumta, pasi Vilhelmja e letrave shqipe, pas shumë peripesish me shëndetin e saj ka gjetur mundësinë të jetë në këmbë dhe të bëj një promovim kaq me vlerë. Në anën tjetër ajo që na bën më shumë të ndjejmë vëmendjen ndryshe të këtij promovimi është ajo që vjen në sytë e nxënësve, brezit të ri dhe vëmendjes së një poeteje tjetër durrsake, dhe njëkohësisht Drejtuese shkolle, Merita Kuçi-Thartori.

Pra janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”, ku prej kohësh zhvillojnë mësim edhe nxënësit e shkollës “14 Nëntori’, (për shkak të dëmtimit të shkollës së tyre, nga tërmeti i para tre vjetësh), sipas Tarellit, që në këtë veprimtari bëjnë bashkë në vëmendjen e librit të shkrimtares mësues, prindër dhe të ftuar, drejtorë shkollash, ish mësues, shkrimtarë, gazetarë dhe krijues të Durrësit, ndërsa ana institucionale, apo ajo që quhet Drejtori e Qendrës Kombëtare së Librit dhe Leximit, duket se ka punëra të tjera, që lidhen me arsye që vetëm ata e dinë. Ndërsa ndjekim shkrimin e promovimit, natyrisht duke i njohur vlerat e mëdha të penës dhe mendjes së Vranarit, kjo shpërfillje ndaj shkrimit dhe librit nga kasta e fundit është dhe një herë një mesazh se në skenën e të ashtuquajturave vlera kanë hypur sërrish të djeshmit, që tek-tuk ngjyrosin veprimtaritë e tyre, apo dhe antologjitë me paratë e shtetit dhe taksapaguesve për të bërë sërrish në krye të djeshmit, hera-herës të vetëvlerësuar e hera-herës të servilizuar në mjedise konkurrimesh dhe grupimesh shokësh dhe shoqkash.

Pse ndodh kjo? Arsyet janë një mal. Por ne përshkruajmë dhe ndalemi në disa…, pikërisht tek ata që lidhen me përshkrimin e letërsisë moderne shqiptare. Kjo është parësorja që lidhet me thelbin, pra: Mënyrat e vetë-prezantimit ndaj vetes dhe botës!

Pas leximeve të shumta horizontale dhe vertikale të letërsisë shqiptare, të kryera në njëzet vitet e fundit, do të vërejmë se ato janë të rëndësishme kryesisht në rajonin e Ballkanit, dhe mbi të gjitha, brenda kufijve të vendit tonë, doktrina zyrtare e të cilit është Kombi. Dhe do të themi edhe një gjë: letërsia shqiptare është ekzotike, e shkruar në një gjuhë ekzotike dhe në këtë kuptim është „pak“ e paarritshme për shoqëritë globale të bashkuara nga gjuhët botërore si anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, rusishtja... Karakteristika thellohet nga institucionet më pak të kujdesshme, të cilat, të minuara nga rebelimet vendase, nuk sigurojnë një eksport identik të prodhimit modern, nuk kanë një vizion afatgjatë të një "vitrinë" të modernitetit tonë letrar, nuk përgatisin seriozisht përkthyes nga jashtë, motivuar për t'u kujdesur, d.m.th. të ushqehet nga autorë bashkëkohorë shqiptarë. Një gjendje e dobët, një letërsi e dobët, e mbështetur në shqetësime fragmentare, episodike dhe personale-subjektive për kulturën tonë. Ndryshe nga regjimi totalitar, i cili kishte dhënë “padrejtësinë” në eksportimin e letërsisë tek institucionet që luanin rolin e censurës së hekurt, shoqëria e supozuar liberale e tranzicionit rezultoi të censurohej edhe më shumë, pikërisht për shkak të mungesës së shtetit të unifikuar. Përpjekjet strategjike edhe në mjedisin e sotëm janë thuajse inekzistente, aspak vizionare, njohëse dhe pak ose aspak prezantuese, madje dhe dështuese, duke i dhënë çmime një libërthi fletëpalosje, dhe eksperimentin e parë të njeriu që sapo ka marë penën në dorë. Dhe vetëm kaq? Jo.

Është një betejë pa betejë shkrimi dhe shkrimtarësh të lënë në fatet e veta. Në të, të gjithë luftojnë vetëm, ose në grupime shoqërish, dhe këto përpjekje arrijnë para së gjithash praninë e brendshme në fushën e shoqërive rajonale ose në rastin më të mirë të shoqërive të deklaruara në nivel kombëtar, gjë që jep karakteristikat lokale të pretendimeve. Në tranzicionin e liberalizuar në kritere të paqarta, për shumicën dërrmuese të njerëzve, "brenda" letërsia do të thotë të kesh një tekst të botuar dhe të vraposh pak për ta futur atë tekst në një lloj rishikimi. Me fjalë të tjera, një buqetë grafomanësh, ku marrin pjesë jo vetëm autorë arti, por edhe kritikë.

Në një plan më të përgjithshëm, thellimi, ose etiketimi i sotëm në letërsi i disa emrave të djeshëm dhe të ndjeshëm në territorin etyre lokal, ka nxitur një tezë të vërtetë që pak a shumë shtë e tillë dhe mjaft domethënëse, se kulturat lokale shqiptare, si ato ballkanike dhe klishetë politike të mendimit kombëtar dhe ideve historike kanë dëshmuar se kanë një funksion më shumë përçarës, sesa bashkues...

Duke u larguar nga këndvështrimi nuk e bën Ballkanin më të vogël, por më të ngulitur” në të paktën e syreshëve të djeshëm, që dinë të servilosen e të rivjedhin shtetin me forma meskine. Një këndvështrim përmes të cilit përshkruhet letërsia moderne shqiptare është pikërisht ai “reliev” i mbiciklikuar në produktin zero, që do të thotë se ata që kanë cilësi nuk përfillen. Koha ka evoluar, ekranet janë 'privatizuar nga të privilegjuar', libri është ripushtuar nga ishët, sikurse vetë institucionet e librit, që i kanë vënë pjesës së shkruar pas nëntëdhjetës në më të shumtën e rasteve batanijen e dimrit.

Të gjithë dhe pa të gjithë, një parim i strukur në një mjedis të tillë, pra po të kesh para shkruan, boton dhe promovon. Shkurt askush nuk të ndihmon. E si mund të ndihmohet një e përndjekur politike si Vilhelme Vranari Haxhiraj, që mezi ngrihet nga shtrati? Syri tek të tjerët…, tek të privilegjuarit(!). Ideja e letërsisë së këtyre të privilegjuarve është natyrisht kombëtare, por historia tek veprat e tyre shihet si një transformim i filozofive dhe mentaliteteve të mëparshme. Apokalipsi është i huaj për këtë shtresë, por edhe evolucioni mbetet i huaj. Natyrisht duhet ndryshim. Dhe ndryshimi po vjen..

Ekziston një makinë e fuqishme përmbysjeje, në të cilën ajo që disponohet nuk mohohet, por sistemohet, estetika bëhet selektive, bashkëkohorja shihet si e ndryshme nga ajo e mëparshme, kulturat e huaja perceptohen jo si aplikime, por si modele pushtuese të vrullshme, dhe idetë, duke kërkuar format e tyre të identifikimit kombëtar. Fushës letrare i shërbejnë zhanre të ndryshme kritike - reportazhe, polemika, recensione, analiza, kritika, portrete, sistematizimi i arkivave, dosjeve, kujtimeve, ditarëve... Në fakt, unë nuk mendoj për korniza zhanre. Letraria rrjedh si një lumë, duke kapur në rrjedhën e saj gjithçka që i “mbërrin dorën” letërsisë dhe në një farë mënyre përcakton kuptimet e saj. Një ndarje e lumtur me kufijtë me të cilët vetëdija jonë kulturore e përshkruante veten deri vonë.

Këto vizione kritike në lidhje me praninë dhe kuptimin e shqiptarit janë në fakt zëra të pa trupëzuar nga mentaliteti kulturor: të mohojmë, të mbledhim dhe të sistemojmë dhe më pas t'i "vulosim" faktet me kategorinë "shije", të vëmë bast mbi revolucionaren e së djeshmes së shëmtuar, transformime përmes të cilave një kënd dominon për një kohë mbi një tjetër. Megjithatë, një vend mbetet ende bosh: ai për të përshkruar zërat e qetë në letërsinë shqiptare. Ata zëra në të cilët biografia nuk shfaqet, dhe kjo është e vështirë jo vetëm për Ballkanin e zhurmshëm, por edhe për shoqëritë e sotme të krijuesve të mirë e të lirë për t'u shprehur dhe për t'u popullarizuar. Ai është i dënuar me kamare të vogla perceptuese estetike që vlerësojnë veçmas estetikën individuale të brishtë dhe të çmuar. "Të tjerët" janë një tendencë e vetmuar në kontrast me sjelljet reklamuese të shprehura publikisht dhe ndërhyrëse që i shtyjnë veprat dhe autorët në qendër të vëmendjes.

44 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page