
Përtej kornizave të ndritshme të një shkrimi.
Duke lexuar shkrimin e studiuesit Fahri Dahri
Një shkrim që vë në lëvizje të ardhmen.
E lexova. E rilexova. E nënvizova. U emocionova. U obligova/U motivova dhe natyrisht edhe më duhet të shkruaj. Janë ca shkrime që të bëjnë borxhli me atë që mendon dhe që duhet ta thuash.Ta falenderoj Fahri Dahrin më prodhimtar se prodhimtarët e kohës që jetojmë për problemin çam. Më motivoi që edhe unë të jap mendimet e mia, jo, jo, jo, jo dhe jo. Nuk kalon ky shkrim me atë lëvizje dore “ Pëlqe!”
As me një shkrim të shkurtër që vlerëson mendimin dhe autorin e tij. Dhe më të tej shkrimi humbet në labirintet e fejzbukut e të del hop.. pas një viti pas dy vitesh.
1- Shkrimi duhet që të bëhet në formën e një kërkese zyrtare dhe t’i dëgohet me emër e mbiemër PDIU, Shoqatës Çamëria në Tiranë e në Kosovë. Pse jo dhe MInistrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Shqipëri dhe Kosovë.
Problemi është kombëtar ndaj dhe obkjekti kështu duhet të jetë.
2- Të dërgohet në organizmat më të spikatura që mbrojnë çëshjen kombëtare në Botë si te Federata Vatra në Amerikë apo dhe në Evropë.
3-Shkrimi të ketë firmat e një grupi intelektualësh çamë e jo çamë. Nuk ka rëndësi vetëm numuri, rëndësi ka kauza që ai mbron. Ata nuk duhet të mënjanojnë organizmat zyrtate por të bëhen mbëshetje për 'to.
Edhe bizsnesmenët, për të cilët flet Fahriu, të jenë me emër e mbiemër e të mos i lihet rastësisë apo dhe leximit të FB. Mbase duke nisur që nga biznesmenetët çamë në trojet tona amtare e në botë.
4-Të krijohen dhe kushtet për të bërë një garë konkuruse, festival jo njëherë në vit, si të duam ta quajmë që të tërhiqen krijuesitt mbarëkombëtare për problemin çam në letërsi në dramë në poezi, në romane.
5- Ka ardhur koha që të bëhet dhe një konkurs mbarëkombëtar me piktura ose skulptura që kanë tematikën çame. Përvoja e piktorëve dhe skultorëve çamë e dikton një gjë të tillë. Le të bëhen ata nismëtarë të kësaj gare kujtese.
6- Duke marrë shkas nga drama kushtuar Osman Takës, kujtojmë se sa energji fshihen edhe për drama të tjera.
7-Kemi nevojë jo për një film artistik po për disa të tillë që të ecin në gjurmët e filmit të vetëm dokumentar “Ëndrra e Çamërisë “ të regjisorit të ndjerë Kujtim Gjonaj. Kemi mes nesh skenaristë, aktorë, po nuk kemi filma. Tradita e re ose një lloj mode e filmave të sotëm me temën e horrorit duhet të shoqërohet edhe me të tilla filma.
8-Të mos harrojmë që këto botime duhet të shkojnë dhe në duart e lexuesve e të mos gëzohemi për tituj që botohen e shtohen.
9-Bota efhe Shqipëria njeh muzeume me tematika të ndryshme të gurit, të drurit, të fotografëve, të kafshëve. A nuk ka ardhur koha që të ngrejmë dhe një Muzeum për Çamërinë ku të gjithë idetë e Fahri Dahrit e të të tjerëve mund të ishin ushqimi i përmbajtjes së tij.
Mirënjohje për idetë e tua i palodhuri Fahri Dahri
Namik Selmani-Providence.
Rhode Island MA.- 09/09/2023.-
Këto dy shkrime janë ide të cilat i ka sjellë vetë koha për t'u realizuar. Është në përgjegjësinë e dy Ministrive të Arësimit dhe shoqatave të Çamërisë në Shqipëri e Kosovë, pa lënë më njanë diasporën, të vlerësojnë idetë konkrete dhe të krijojnë strukturat përkatëse për të folluar nga përgaditjet për realizimin e këtij misioni historik të ruajtjes dhe mbrojtjes së Atdheut toni etnik. Shpresojmë në zgjimin institucional.