Përtej dialogut tek terminologjitë e ekzistencës





Arben Çejku: Sovraniteti versus Integritetit: Prapaskenat e dialogut dhe sfida e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë 2005-2020“


Prof Dr Fatmir Terziu


Në „Sovraniteti versus Integritetit“, Arben Çejku ofron një histori të gjatë të krijimit dhe riprodhimit të ideve të negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për të kuptuar ndikimin e ideve dhe praktivave të referuara të sotme rajonale dhe globale. Ndërsa kjo është një llogari e shkruar mirë, duke u bazuar në lexime dhe njohuri të gjera dhe duke ofruar normativa treguese, autori mbetet i bindur nga paraqitja e dëshmive të librit dhe korniza e tij teorike që mbikëqyr nuancat e historisë shoqërore dhe kulturore të rajonit, si dhe specifikat e Kosovës dhe Serbisë në aktualitetin e sotëm, si dhe një arsye më shumë e më diplomatike në tërësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Që nga Çlirimi i Kosovës nga NATO, kur u bë një domosdoshmëri ndërhyrja ushtarake dhe e parevokueshme për të ndaluar genocidin e shqiptarëve nga Serbia, Kosova, si dhe rajoni kanë tërhequr vëmendje të shtuar politike dhe një axhendë të politikës së re të dominuar nga mendime dhe propozime të ndryshme, 'duke u niveluar', të cilat synojnë të korrigjojë moskuptimet dhe keqinterpretimet, përtej një llogjike të vjetër, njëpalëshe, diktuese dhe në anën tjetër të palëve që kërkojnë mbajtjen zvarë të një procesi paqësor në Ballkan. Në librin e tij dhe në mjaft shkrime të qasura nga autori me kohë „Sovraniteti versus Integritetit“, Arben Çejku kërkon të përcaktojë rrugën më adekuate dhe sjedh dhe mbledh prova të fuqishme diplomatike dhe akademike mbi krijimin dhe riprodhimin e ndarjes në ide për dialogun e rëndësishëm midis Kosovës dhe Serbisë, si qëllim gjetjen më të lehtë e më të realizueshme të procesit të drejtë të sovranitetit dhe integritetit në tërësinë ligjore të ekzistencës.

Çejku fillon duke sugjeruar se bashkëjetesa në terminologjinë e ekzistencës së përcaktuar nga konventat ndërkomëtare midis Kosovës dhe Serbisë ka gjeneruar vetëm një ndjenjë të fshehur në fuqinë e mbajtës nën diktat dhe të asimilit të përkatësisë kulturore, duke reflektuar një kohë të gjatë të sundimit të centralizuar dhe të kontrolluar nga Serbia, që në kohën në ish-Jugosllavi dhe, së fundmi, fuqinë hegjemoniste të Serbisë në tërë potencialin e saj të njohur e të argumentuar. Ndërgjegja e tillë është e brishtë dhe gjithmonë dytësore ndaj formave të tjera të identifikimit. Problemi i parë është përcaktimi se ku është pozicioni real historik dhe aktual i Kosovës. Çejku zgjedh një rajon në dobi të linjës ku me sytë e kujtesës e sjell qartë ish-Jugosllavinë e viteve ’90, dhe ku duket qartë që Kosova është e para njësi federative, që kërkoi mëvetësinë dhe ndarjen nga familja e madhe sllave dhe pavarësinë nga Serbia. Trajtimet e tilla si „Shpërbërja e Jugosllavisë nisi me Kosovën më 1989 dhe mbaroi me Kosovën më 1999. Por procesi i pavarësimit të Kosovës zgjati më shumë sesa parashikohej në fi llim. Periudha nga viti 1989 – 1999 ishte dekada e betejës për lirinë; nga viti 2000 – 2008 ishte periudha e gjatë e përpjekjeve për pavarësi nga Serbia dhe UNMIK-u. Periudha në vazhdim, 2008 – 2018 mund të konsiderohet si dekada e parë e konsolidimit të sovranitetit dhe shtetit të pavarur të Kosovës. Faza e re, 2018 – 2028, duket se do të shënojë përmbylljen e kapitullit të armiqësive me Serbinë, njohjen e plotë ndërkombëtare, anëtarësimin në OKB dhe NATO si dhe afrimin me perspektivën e integrimit në Bashkimin Europian. Shekulli XXI ka nisur mbarë për Kosovën, pavarësisht vështirësive, problemeve, sakrifi cave dhe plagëve që trashëgon nga e kaluara“, nuk diskutohen.


Çejku, për shembull, bën një analizë të fortë për cështjet e tilla dhe i qas ato si një vijë thelbësore brenda koncepteve dhe praktikave për identitetin e veçantë kulturor të Kosovës, ku faktori ndikues dhe pro serb nuk është shumë i interesuar në saktësimin e mbivendosjeve dhe ndryshimin e identiteteve në qasjet e tyre didakte dhe të bazuara shkencore. Përtej kësaj, shumica e pjesës së ndjeshme të rrëfimit të Çejkut mund të lexohet si një shkëlqim tipologjik i parrahur më parë dhe që funksionon si një teori dhe praktikë mbi rajonalizmin e tërbuar dhe idiosinkratik të disa autorëve, siç paraqitet në disa libra që e nisën dhe e përcaktuan mes ideve dhe mideve të tyre si një territor fjalësh dhe luftë idesh.

Duket qartë fakti që trajton Çejku se „që nga viti 2008, Kosova ka bërë përpjekje për të zbatuar

zotimet e saj ndaj “Paketës Ahtisaari” dhe marrëveshjeve të nënshkruara me perëndimin. Kushtetuta dhe institucionet e saj reflektojnë këtë, mjafton të marrim parasysh, një nga elementët e saj“; që sipas autorit „10 vendet e rezervuara parlamentare për pakicën serbe e 10 të tjera për pakicën jo-serbe, në një Kuvend që ka vetëm 120 deputetë.“ Përpos kësaj sipas autorit „Jemi dëshmitarë të faktit që, në shumicën e rasteve, vota serbe në vendimet e këtij parlamenti apo në qëndrueshmërinë e qeverive, ka qenë përcaktuese“.

Sipas analizës së Çejkut, „Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës kanë qenë kryefjalë të diskutimeve, sidomos gjatë dy viteve të fundit. Raportet klasike mes sovranitetit kushtetues dhe sovranitetit territorial, në rastin e Kosovës shfaqin probleme, sepse kemi sovranitet kushtetues në gjithë territorin, por nga ana tjetër kemi edhe “informalitet” të këtij sovraniteti të ushtruar në një pjesë të territorit nga një pjesë e popullsisë, e cila prej kohësh jeton në kushtet e një sovraniteti të dyfi shtë – edhe të Kosovës, edhe të Serbisë.“ Autori na kujton se „Mungesa e njohjeve të plota ndërkombëtare dhe pamundësia për të qenë anëtare me të drejta të plota në OKB, kanë bërë që sovraniteti kushtetues i Kosovës të gërryhet edhe nga brenda për shkak të pamundësisë për të ushtruar pushtetin e plotë në të gjithë territorin njësoj“.


Diplomati: Arben Çejku

Kështu duhet thkesuar se një pjesë e madhe e librit adreson historinë moderne dhe bashkëkohore të rajonit. Shfaqja e fakteve dhe realiteve të reja, pas 17 shkurtit 2008, por sidomos pas miratimit të Kushtetutës së re të Kosovës disa muaj më pas, flasin se „shumë faktorë (të brendshëm e të jashtëm) kishin “hisen e vet” në sovranitetin e shtetit të ri. Disa në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe disa të tjerë, tërthorazi.“ Kjo duket sipas autorit tek „Ndikimi i drejtpërdrejtë vinte nga prezenca ndërkombëtare e “reduktuar” e UNMIK-ut, prezenca e re civile dhe ligjore ICO/ISG, EULEX dhe prezenca e sigurisë, KFOR. Ky konglomerat prezence, që vepronte bazuar në marrëveshjet e arritura mes BE - OKB-së dhe Kosovës si dhe mes NATO-s e OKB-së, ushtronte “sovranitetin” e tij të brendshëm, (por edhe të jashtëm) në dhe për Kosovën! Por, kuptohet që mazhorancën e sovranitetit të brendshëm, tashmë nuk e kishte UNMIK-u, por institucionet vetqeverisëse të Kosovës. Hapësira e sovranitetit për të tjerët, ishte aq sa përcaktohej në Pakon Ahtisaari dhe jo më shumë.

Arben Çejku, si njohës i mirë, jo thjesht nga të qënit Ambasador dhe Diplomat i një niveli të lartë, por dhe nga pikëpamja e njohurive të shëndosha që konsideron të ketë, e trajton në dhjetë kapituj të rrëndësishëm mjaft mirë dhe fuqishëm tërë dimensionin e marrë përsipër në konsideratë. Vetë kontaktet e tij të mirëfillta diplomatike dhe nga pozita e sotme si Drejtor i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë na jep në konsideratë të lartë faktorë të tillë si „Shqipëria 1919 si paralele kujtese për negociatorët e Kosovës“, apo dhe „Perëndimi unik për dialogun, i përçarë për opsionet“. Si ish Ambasador në Kosovë dhe Maqedoni autori është më në thellësi të njohjeve adekuate dhe ndaj mendojmë se libri „Sovraniteti versus Integritetit“, është dhe duhet të jetë një lloj bible studimore për studentët e degëve përkatëse, për kërkuesit dhe hulumtuesit e kësaj fushe dhe një llogari më shumë akademike dhe diplomatike me fakte kaq të shtjelluara për poltikën e sotme në mjedisin shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë. Kosova e ka tashmë një dokument kaq të rrëndësishëm diplomatik dhe ajo nuk duhet ta refuzojë, por ta miratojë më në thelbin institucional dhe akademik, sepse aty janë dhe Prapaskenat e dialogut dhe sfida e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë 2005-2020.


60 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif