top of page

„Përtëritje”


„Përtëritje” - një vepër që meriton tërë vëmendjen

(Portrete, Shtëpia Botuese EMAL, Tiranë, 2022, f. 144).


Libri „Përtëritje”, i shkruar ndryshe, siç e ka tipar gjenetik muza e Bujar Balliut, me saktësinë, ngrohtësinë dhe hijeshinë që e përshkojnë, më dha shkas të kridhem në epoka të ndryshme, çka më bindi se titulli i mësipërm i librit është i mirëgjetur ngaqë, ndër të tjera, nuk e le traditën e së shkuarës të vdesë e as të venitet. Në të kundërtën, ajo gjallon përmes paraardhësve të ndjerë, që mbeten vitalë përmes pinjollëve të tyre të një gjaku dhe kujtimeve, të treguara apo të shkruara nga të gjithë ata që kanë pasur rastin e fatin t’i njohin ose që kanë dëgjuar për ta. Në fund të fundit, për mendimin tim, historia e mirëfilltë, e plotë, e vërtetë dhe bindëse e një vendi dhe e një populli përbëhet dhe mund të përfaqësohet denjësisht vetëm duke bashkuar historikët e të gjitha fiseve dhe familjeve të kombit, të të gjitha kohërave. Në këtë kontekst, hedhja në letër e jetëshkrimit të çdo familjeje shqiptare, është jo vetëm një e drejtë, por edhe detyrë përderisa përbën një ndihmesë sado modeste në hartimin e historisë së kombit. Gjenealogjia, që është në themel të librit „Përtëritje”, duhet këqyrur si një nga më të hershmet, por edhe ndër më të rëndësishmet shkenca ndihmëse të historisë, që ka si pikësynim studimin e lindjes dhe ecurisë së familjeve, lidhjet farefisnore që vendosen ndërmjet personave të një epoke, sidhe rolin që lidhje të tilla luajnë gjatë kohërave në zhvillimin e ngjarjeve historike.

Gjenealogjitë (më vjen më mbarë ta them në shumës) janë „regjistrim” sistematik i pjesëtarëve të familjeve të një fisi, me synim përcaktimin e zanafillës dhe të shkallës farefisnore të tyre. Metodat kërkimore të gjenealogjisë janë njëra analitike, me të cilën përcaktohet „lista” e pararendësve dhe tjetra sintetike, që përcakton „tabelën” e pasardhësve. Mjetet e punës së gjenealogjisë janë regjistrat e gjendjes civile e të objekteve të kultit (kisha, xhami, teqe), testamentet, dokumentet e titujve të nderit, e funksioneve shtetërore, e pronësisë, mbishkrimet e varreve etj. Por le të kthehemi tek „Përtëritja” e Bujar Balliut, i cili me modestinë e urtësinë që e veçorizojnë, ka falenderuar një numur të madh personash që e kanë nxitur, e kanë këshilluar, shkurt që e kanë ndihmuar, duke filluar nga Guri Balliu, kushëriri dhe Mentori, vëllai e kështu me radhë. Në libër gjen një galeri të ndritshme personalitetesh e figurash të shquara të fushave nga më të ndryshmet, - praktikisht zor se gjen dot një të tillë, ku të mos jenë të pranishëm e aktivë Ballinjtë, - si Hamit Balliu, Isa Gorica, Flutura Myftiu, Gëzim Belegu... Por edhe shumë e shumë të tjerë, që të kujtojnë shprehjen popullore „Në ferrën e vogël fshihet lepuri i madh”. #Kopi Kyçyku

38 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page