Përse „Sytë e Egnatias“?!


Elbasan, Çesmja e Kasinos: Duke ndjekur sytë e Egnatias

Poezi nga vëllimi poetik: „SYTË E EGNATIAS

Fatmir Terziu


Përse „Sytë e Egnatias“?! Syri është një nga simbolet më të fuqishëm të njohur për shumë kultura. Mund të jetë tregues i së mirës, së keqes, mbrojtjes, mençurisë, njohurisë, sekretit dhe misterit. Pas gënjeshtrave mashtruese të dëshpërimit, sytë janë ato që depërtojnë në thellësi të pandjeshme, të pa-aritshme. Fjalët preket nga sytë. Fjalët meken tek sytë. Fjalët ndërtojnë besimin, fjalët mes syve prekin dëshpërimin, zhgënjimin. E aty është stacioni që zhbirron, që kupton.., dhe kur vetë Gënjeshtra na gënjen. E pastaj…

Gënjeni, fjalët lënduese që zemra juaj nuk i duron, mbajnë lëngun e syve. Mbahen tek lëngu i tyre. Aty, ndonjëherë e vërteta, është thjesht e neveritshme. Djegia e atyre që afrohen shumë, është si gurët e kalldrëmit. Kalldrëmit, që u shtrua hershëm të mbajë trokthet e Kalasë, Rrugës së quajtur „Via Egnatia“. E aty u harruan dashuritë. A aty mbetën vetëm sytë. Janë vetëm sytë e Egnatias. Koha ikën, kalon, fluturon… Asgjë nuk ndryshon.



Sytë e Egnatias


Në tenderin e miklimit sot ju trembeni nga retina

shtrydhni lëngun metabolik

kinse mbani në vegimin tuaj plazmën nga kthina,

një trokth kuajsh që çbendet nëpër apokaliptik

nga redaksitë, historianët, kërkuesit,

dhe nga shkëlqimi i ekraneve inteligjente të listës së pasme

firmëtare e rrjeteve sociale.


Për ju, ne kemi zbrazur shkollat ​​tona,

grila u kemi vënë dritareve

dhe qepena

maska gojës, fytyrës,

syve,

i dashur i egër, i panjohur,

mes të gjitha troktheve e mizorive,

kemi ngrohur e ftohur,

kafenetë, pikniqet nudo buzë detit. Sot, kam besim

vetëm peisazhi i pavendosur,

mbetet në tenderim,

sikurse magjia,

misioni kalimtar i luleve të avllisë

të gurë-rrëzuar këtu në rrugën Egnatia. Si të gjithë,

mendoj se djegia e brendshme e zemrës, fyti i tharë

së pari prek sytë,

pastaj nuk është më një rrugë, por një autostradë

në këtë tender të miklimit pa një të dytë,

mes pandemive që udhëtojnë nëpër trupat tanë.


Ti josh me trokthe


Përsëri e kam me sytë e mi. Sytë e tu

të cilat aq shpesh i adhuroja,

kanë shkuar tej të ngurtës për të ringritur Adamin,

për të rindërtuar një Evë,

ndryshe, si Zanafillëse, të magjishme,

eh, na qenka shkruar me gurë do të shtoja,

në një vështrim të zgjeruar të yjeve të ndritshme.