top of page

Përse i shkruaj këto vargje?


Perparim Hysi

Përse i  shkruaj këto vargje?

                 (poezi) Nga   Përparim   Hysi Përse i shkruaj këto vargje Në këtë kohë kaq të vështirë? Kam mbushur plot një magje Se po rrojmë si me pahir!!! Një armik (se ku është gjendur) Është lëshuar mbi ne me furi Kafshon si qen, pa lehur Po bën mbi njerëzit batërdi. Është i padukshëm si ajëri Dhe dëmi që bën,alarmant Në gjithë botën vazhdon alarmi Për të mposhtur këtë armik të"veçantë". Ende nuk është gjetur një"armë"

Që këtë armik ta vrasë. Ndaj bota është në alarm Se po vret ky armik pa masë. Në ballë të luftës është mjekësia Që flet me GJUHËN E SPECIALISTIT Për MJEKËSINË është dhe poezia Se  na thoni si të shpëtojmë prej COVIDIT! Na thoni që të rrimë brenda Të rrimë ne VETIZOLIM Në djall kush  shet dengla Me vargje ka timin: mallkim! Mallkim kush si "Orakull" hiqet Se "po tretet për këtë popull" Dua atij apo atyre COVIDI t'u ngjitet Sa t'u vijë mendja rrotull. Populli është ngopur me sllogane Dhe u njeh mirë në kini fytyrë apo surrat Këto vargje i bëj si tinguj kambane: - Politikanë dhe gazetarë;- Na lini rehat! BIBLA jonë, në këtë kohë, është MJEKËSIA Që po martirizohet në luftë me armikun! MJEKËSIA, sot për sot, është KRENARIA Dhe jo ju, politikanë, që sillni panikun.

                             Tiranë, 23 mars 2020

18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page