PËRPLASJA E BRIRËVE
- Oct 17, 2020
- 1 min read

Vullnet Mato
Kastriot si Skënderbeu ishte dhe Hamzai
dhe kishte në gjak trimëri shqiptari.
Dorën dhe ai te shpata e mbajti,
nga djepi, deri te varri.
Po për shpatën tradhtare asnjë muze s’pyeti.
Eshtrat s’ia deshi askush për hajmali.
Jetën s’ia këndoi rapsodi a poeti,
as ngritën monument, as shkruan histori.
Emri i tij - shqiptuar me neveri.
Tradhtia e tij -paguar me urrejtje.
Shpata e tij - ndryshkur në harrim.
Jeta e tij - tri pika heshtje.
Ndoshta Skënderbeu në përkrenare
dy brirë cjapi mbante mbi krye,
për t’u treguar ambicieve lakmitare,
simbolin e fitores, mbi brirët e pabesive.
Se tradhtia i ka ndjekur si hije nga prapa,
të gjithë krerët e dëgjuar në kohëra.
Pushteti ka qenë nëna e baba,
më i dashur se vëllai dhe motra.
Por lakmia e tërbuar për karrigen e lartësisë,
ku të duket se mbi të tjerët të peshon koka,
u ka ngrënë kokën palëve të pabesisë
duke i ka çuar para kohe për t’i tretur toka.
Ambicia tinëzare, për karrigen e madhe,
vazhdon ende t’u nxjerrë, brirë të padukshëm.
Por shpejt a vonë, shpata e atdheut në finale,
do bjerë mbi tradhtarët, me vringëllim të bujshëm.


![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_442,h_250,fp_0.50_0.50,q_35,blur_30,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)
![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_292,h_165,fp_0.50_0.50,q_95,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)




Comments