Përparim Hysi: RAMAZANI dhe BAJRAMI
- Feb 19
- 3 min read

RAMAZANI dhe BAJRAMI
(tregim i jetuar)
Nga Përparim Hysi
Ç'do lexoni më poshtë.ka ndodhur kështu aty mesviteve '50-të të shekullit tjetër. Duke e sjell për lexuesit, as më shkon qoftë dhe një hije dyshimi,për të gjithë ata që agjërojnë në këtë muaj të shenjtë dhe për FESTËN E BAJRAMIT në fund të muajit. Përkundrazi, i uroj gjithë besimtarët që t'u prijë shëndeti gjatë gjithë muajit dhe më tej.
*
Ka qenë DITA e BAJRAMIT dhe kjo ditë,veçanërisht, dreka festohej me madhështi tek familja e BAJRAM MAKËS,komshiu ynë në PETOVË,në rrethin e FIERIT. Familja e BAJRAM MAKËS ishte nga BOSNJA dhe qe familja më e madhe (me 6-burrra,me gratë e fëmijët) gati-gati si një"minirepublikë" e vogël në një fshat të madh. Ishin boshnjakë dhe agjëronin me burra e gra. Sot ( i referohem asaj kohe) është DREKA e BAJRAMIT dhe veç këtyre të"minirepublikës",janë ftuar: ne,komshinjtë,po se po,por HOXHA i fshatit, EFENDI YZEIR SALLATA dhe një burrë nga FIERI që,ndryshe, nga të ftuarit e tjerë,qe veshur me kostum dhe kishte dhe kollare. Fëmijë qeshë në atë moshë dhe sytë na mbetën tek ky burri nga FIERI.
Kur erdhi dreka, Efendiu i ftoi burrat për të bërë një nga ato"ritet" sipas Kuranit. Të gjithë burrat (qenë nja 10 burra,me sa mbaj mend),ndoqën EFENDIUN dhe i vetmi që nuk lëvizi nga vendi, qe ky burri me kostum e kollare. Mbaruan veprimet dhe erdhën nëpër vende.
EFENDIU,YZEIR SALLATA qe nga MARGLLIÇI i ÇAMËRISË dhe e kishte gjuhën brisk. Kur u ul,iu drejtua atij burrit:-Pse nuk më ndoqe si gjithë të tjerët?
Ai:- Unë jam komunist dhe nuk besoj në ato që thotë feja. Jo vetëm kaq,po unë e di ndryshe historinë e Bajramit e të Ramazanit.
EFENDIU:- Si e di ndrishe ti,pa ta dëgjojmë.
Të gjithë u bënë sy e veshë:
RAMAZANI dhe BAJRAMI,- filloi ai,- kanë qenë vëllezër dhe ishin të pasur. Në këtë kohë,në EGJIPT, sundonte një"Kalif" i ri që po vinte taksa të rënda. Vëllezërit e kundërshtuan Kalifin dhe RAMAZANI i tha:- Unë jam i shenjtë dhe nuk paguaj.
Ashtu,-tha Kalifi,- unë do të mbyll në burg për një muaj. Do të lë pa bukë dhe pa ujë për një muaj. Në fund të 30-ditëve,po të gjeta gjallë, do të shpallë si të shenjtë. RAMAZANI pranoi dhe shkoi në burg.
*
Ngjarja po bëhej shumë interesante.Burri vazhdoi. BAJRAMI mbeti jashtë dhe,si i pasur që ishte, "bleu" rojen e burgut që e merrte detyrën në orën gjashtë të darkës dhe e linte pas mesnatës,në orën dy të natës. Kështu që për 30-ditë,RAMAZANI hante e pinte në orën 6(gjashtë" të mbrëmjes,kur çelet"Ytari" dhe në orën 2(dy) pas mesantës,kur hahet "Syfyri"!!! Në fund të 30-ditëve,erdhi kalifi dhe kur e gjeti gjallë RAMAZANIN,tha:-PO je i shenjtë! Kur doli RAMAZANI, BAJRAMI zbrazi topa dhe shtroi një drekë të madhe si kjo sot. Të gjithë ia dhanë të qeshurit,por EFENDIUT që nuk ia hante qeni shkopin,tha:- Eni,ju komunitsat dhe burrin e bëni me barrë!!! Të qeshurit e mbuloi atë të mëparshem. Dreka më e bukur që mbaj mend.
*
Epilog
Kur pyeta baban për atë,burrin nga FIERI, mora vesh që ishte SABA HASA,atë kohë Sekretari i parë i komitetit të partisë në FIER. Ka qenë shumë popullor dhe mik i kësaj familjes nga BOSNJA. Ishte krutan me origjinë dhe zor se i gjen të gjashmin në listën e atyre sekretarëve të parë që erdhën në FIER për 50-vjet. Sidoqoftë, unë tregova se çfarë ndodhi.
Tiranë,19 shkurt 2026









Comments