
Mësueses veterane, AFËRDITA BEGA (XHOKAXHIU)
Nga Përparim Hysi
Titulli i këtij tregimi është pak sinjifikativ, si një meaforë pak e hiperbolizuar dhe, megjithatë, ia vlen që të lexohet, se, në vetvete, përcjell një mesazh të madh e me vlerë.
AFËRDITA BEGA, në vajzëri XHOKAXHIU, mësuese shumë e mirë biologjie, ka gati 30-vjet në pension. Nëse e sjell si një model që zor t'ia gjeshë të gjashmin, kjo ndodhi fare rastësisht. Unë e kam patur kolege,mesviteve '70-të të shekullit të kaluar dhe,prej kohësh,ia njihja aftësitë porfesionale. Ka patur dhe një përkim pak të veçantë të sajën me mua: AFËRDITA XHOKAXHIU është vajza e PROFESORIT tim të gjeografisë në vitin 1954. Profesori i mirë, fisniku PETRAQ XHOKAXHIU tek shpjegonte mësimin të linte gojëhapur. Dhe i thosha AFËRDITËS: -Mësuese e zonja je,por jo si babai yt! Qe prudente dhe nuk zemërohej kurrë. Tri vjet punuam në një shkollë dhe AFËRDITA u martua në TIRANË, ku ka 40-vjet që jeton.
U takuam me AFËRDITËN ditën e 7-marsit në një klub,tek Rruga e Kavajës,pranë kishës katolike dhe,ndërsa uronim njëri-tjetrin,nga brenda shihnim nxënës me cigare në gojë(pa dallim,vajza dhe djem që shkonin në shkollë).
-Bobo,- bëra unë! Dhe ç'pret nga këta lloj nxënësish? Pastaj,-thonë,- e ka fajin shkolla!!! Më duket ka ardhur ajo koha e atyre vargjeve të FAN NOLIT;"Ti Halim që s'di këndim,je ministër për arsim!". Dhe AFRUA (kështu i them në intimitet) ma priti:-Mjerë famijljet dhe mjerë ky brez... Është për të ardhur keq...
Dhe pas kësaj "batute",filloi "ora letrare" me kolegen time. Para se të përjetoni nga kjo"orë letrare",nuk kam se si mos i referohem asaj thënies popullore:-Njeriu plaket duke nxënë. Thashë q kam punuar me të për trivjet dhe njihja si një mësuese të mirë biologjie, Por AFËRDITA BEGA që sot është 82-vjeç,recitonte përmendësh poezi të tëra (gege e toske) që,siç më tha:"40-vjersha duhet t'i dije përmendësh,ndryshe nuk futeshe në provim.
Dhe ia filloi:
"Nëpër terr që lshonte nata
Ngarkue teshat kaliboç
Për një pyll ku s'ra kurrë spata
Ndiqte rrugën një djalosh...
Unë,për mos ta ngrënë thatë,recitova finalen:
" Çfarë t'i thom unë nanës ngratë,
Në më pyet për ty
ndonji send?
Thuej se mori një rrugë të gjatë
Bashku në qiell jemi tuj zan vend!
Bëhet fjalë për poezinë"Vllavrasësi" të MJEDËS. Po nga Mjeda:
"Lamtumirë, o mori Shkodër!
Lamtumirë, o ti Cukal
Zhduket Buna pas një kodër,
Zhduket Drini pas një mal.
La MJEDËN dhe filloi me MIGJENIN:
"Oh,që skam nji grusht të fuqishëm
T'i bie mu në ball malit që heshtë
Ta shoh si dridhet nga grushti i paligjshëm
Dhe unë të kënaqem ,të kënaqem tuj qesh!
Pas Veriut,foli me JUGUN:
Naimin me "Bakti e Bujqësi" dhe vjershën për KORÇËN:"Lumja ti,moj KORÇA lule/që le pas shoqet e tua... dhe,tek e ndërpreu,më tha:- Të shkosh sot që është 7-mars dhe t'u kërkosh këtyre shkollarëve të sotëm të thonë përmendësh qoftë dhe këtë vjershë të NAIMIT,me siguri që pjesa dërmuese nuk e di. Tani më tha:-Nesër është 8- mars,Dita Ndërkombëtare e GRAVe dhe ia vlen të recitoj"Vaje" të ÇAJUÇIT
"Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë
S'të vjen keq për mua,nuk ke mall për djalë...
Çajupi,- më tha,- u ka qarë hallin grave dhe filloi
"Burrat në hije/lozin kuvendojnë
Pika që s'u bie,se nga gratë rrojnë.
*
E ndërpreu dhe më tha:- Poezia është e ëmbël,por unë di përmendësh edhe prozë. Kur më pa që po e shihja me dyshim,filloi:" U Gjon Buzuku, biri i Bdek Buzukut, tuj kujtu se gluhajonë nuk ka gja të shkrueme,en së dashtun gjuhës sanë...
Dale,më tha,s'e harrova.Po nga Letërsia Arbreshe:
Nga "MIlosaao":
"Bil,e ku je, o moj vashë
Në katundin tënë
Vashat nuk i gjeje kaq të hijshme
-Jam e bije Kalogresë
Uli ballët e zbardhuar.
Nga GAVRIL DARA i RI
"As nga pendët e zhgabonjës
As nga kumbur e argjend
Por nga vetullat e trasha
Dhe nga sytë e zgurdulluar
PAL GOLEMin unë e njoha.
Mandej filloi nga PUSHKINi
"Po marrë guximin që t'ju shkruaj
Ç'do donit më veç shpirtit tim
E shoh që është e drejta juaj ,
Që t'më dënonit me përçmim.
Nga ESENINI "Letër Nënës"
Gjallë je ti,moj nënokja ime?
Gjallë jam dhe unë...
Nga Logefello
Një mesnate të trazuar
Tek po rrija i menduar
Befas vjen një e trokitur...
Ng Lermontov
"U vra poeti
Njeri i ndershëm
E mposhtën shpifjet
Dhe thash e themet..."
AFËRDITA cicëroi e cicëroi dhe unë,tek e sjell pak si në"ligjëratë të drejtë" zë meditoj për shkollën dje,në diktaturë,dhe sot në demokraci. Ngaqë kam punuar për 41 - vjet mësues në 8-vjeçare e të mesme dhe kam qenë deri inspektor në Dejtorinë Arsimore të FIERIT,sado me keqardhje,por shkolla cilësisht ka rënë,në vend,të bëj përpara. Unë ju prura një mësuese biologjie dhe them pa frikë:bagazhi letrar i kësaj mësueseje dëshmon se sa kërkuese qe shkolla dhe ku ka katandisur shkolla. Celularët me vete dhe kompjuterat në shtëpi kanë vrarë të mësuarit përmendësh si një kërkesë e domosdoshme apo si një gjimnastikë e trurit. Po të bëj një analogji pak vulgare,do të thosha:truri i nxënësve të sotëm është më pak aktiv se sa ata të kohës sonë. Ose është si"ujë i ndënjur". Tek pellgu me"ujë të ndënjur" askush nuk pi ujë.
Mikes dhe koleges sime, AFËRDITA BEGA (XHOKAXHIU) i uroj jetë të gjatë,se në 25 prill mbush plot 82-vjeç.
Tiranë,12 mars 2025
Comments