top of page

Përparim Hysi: "Nxehtësi" korriku


"Nxehtësi"korriku

(cikël me poezi)


Nga Përparim Hysi


1.Një "shqetësim"dyfish Ti erdhe e shqetësuar Një brengë,duket,të mundon Dhe fare pakuptuar Ajo brengë më pushton. Me gojë nuk flet fare Por një lot rrëshket nga sytë Jam unë,tash, në alarme Për hallin tënd,moj shpirt Pa folur,unë të putha

Shqetësimi,shkoi e iku, Nga loti s'ka më gjurma E mori nga ti,miku.


2. Puthjet Puthjet e nxehta dhe të ëmbla me një femër Unë nuk i ndërroj me asgjë Kam puthur femra që më janë dhënë me zemër Kot nuk kam shkuar me asnjë. 3. Po dashurove Po dashurove,asgjë nuk humbet Në dreq të venë:me nder dhe moral Nga dashuria nuk ka ndjenjë më të shtrenjtë Provuar me kohë në gjithë botën mbarë. Këtë ndjenjë,po e ndrydhe,zëre se bën mëkat Je si një rob i lidhur me pranga Jetën e shkon si një murg i ngrat Shpirti i plagosur si një"rrobë me andra"! 4. Kaq... Kaq e kaq vite veç ty të kam pritur SE për ty,moj mike,bëj si i roitur. Isha rob i yt, i lirë,por me"pranga" Isha si i "dytë",aq më dhimbte"plaga" Po ja ku erdhi çasti që aq e kam pritur Se më erdhi"mjalti" dhe më ka gostitur Buzën kur ma vuri përmbi buzën time

Sikur zjarr më vuri,qe si"furrëkamine". Dhe të dy u ndezëm,keqas u zjarritëm Se"paguam doganën",kaq vite që pritëm.


5. Pse? Pse të bëri ZOTI,moj ty kaq të mirë SE e humbet robi,o gurxhevahir! Mbetet i nemitur si një"film pa zë" S'është për t'u habitur:e mirë si asnjë! Se je aq e mirë,trendafil i çelur Unë nuk ndihem mirë,pa pirë jam i dehur. Turbull nga korriku, se më nxehu vapa Humbi kokëshiniku, nëm buën se plasa.


6 Pa "fat" E quaj veten të pafat Se nuk putha buzën tënde Se mendoj që bëj"mëkat" Se më dukesh si një"shënjte" Zu mua buza të më hajë E kafshova,e bëra gjak Mua dreqi të më hajë Unë harroj që jam plak. Po s'e putha buzën tënde Mendja ime u gremis Ndaj të lutem, o moj "shënjte" Hiqmë ca vite mbi kurriz.


7. Çast Ja... e hape kraharorin, Ja... e hape,po tani? Unë tashmë po bëj"tëvoglin" Po vë buzët,gjirin pi. "Pi" e pi dhe s'kam të nginjur (Mos po dehem si sarhosh?) Dhe tani jam kokëthinjur Për një çast u bësh djalosh.


8. Oh,ata flokë! Ata fokë që mban lëshuar Siç i mbaje vajzërisë Më kujton një kohë të shkuar Tutje-tutje djalërisë. Më kujton një kohë të shkuar Mu në moshë të djalërisë Me ata flokë qeshë"rehatuar" Mu në çaste dashurisht. Tash ti je gjyshe Dhe unë gjysh, natyrisht Por sado që je ndryshe Më zë zjarri dashurisht Tiranë,7 korrik 2023

 
 
 

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page