top of page

Përparim  Hysi: Nuk më vjen turp



  " Që s'kam, s'më zë qederi

    Dhe fajin ma ka VOLTERI"

            VICTOR  HYGO

 

    (cikël me poezi)

Nga Përparim  Hysi

1.Nuk më vjen turp

Nuk më vjen turp,që jam i varfër

Dhe kam mbetur me gisht në gojë

Ja tek flas,fare hapur

Dhe nuk kam pse të skuqem me bojë.

 

Kurrë nuk i shkela"vijat e bardha"

Kudo dhe kurdo kam punuar me nder.

Tani që jam me flokë të bardha

Që nuk kam,s'kam fare qeder.

 

Nëse koha punoi për "pisin",

Nëse të pandershmin e pasuroi

Me "pisin" nuk e gjen kurrë,Përparimin

Se "pisi" më ndot me bojë.

 

Servilët i mbështyj mu mbi fytyrë

Asnjë lideri a pasaniku nuk i bëj temenara

Tërë jetën e jetës kam patur vetëm një fytyrë

Se ndershmëria,në gjykimi tim, është e para.

 

Dikush ka pallate e vila

Karriken e pushtetit e ktheu në sfungjer

Të tillët kanë disa fytyra

Dhe në shpirt,të tillët,  kanë zeher,

 

Kurrë nuk respektoj njeri nga kuleta

Bërtet e shkumëzon si "padron"

Asnjëherë,të tillit,nuk i them"tynjatjeta"

Për mua,nuk është njeri,por kufomë.

 

2.Unë e di

Unë e di që hiqesh si  i ndershëm

Je si "mall kallp" dhe hiqesh si flori

Je sa i llahtarshëm dhe,po aq,i potersshëm

Ti "sëmuresh", po nuk prishe qetësi.

 

Nuk trembësh as nga polici dhe as nga ligji

Dhe kapërdisesh si kaposhi mbi thekër

Para gjithë popullit ti  je "SHENJT si KRISHTI"

Por je mashtrues,si një sklie e vjetër.

 

Unë e di që nuk pyet nga drejtësia

(gjykatësit,dridhen sikur kanë ethe,para teje)

Mbi ty të vërë dorë PERËNDIA

Dhe nuk i shpëton ndëshkimit(do të bluajë jotja ndërgjegje).

 

3.Kam një zemër  të ndjeshme

Kam një zemër të ndjeshme

"Asnjë gjë njerëzore,s'është e huaj për mua"

Zemra ime është e prekshme

Se njerëzit dhe botën e dua.

 

Kur shoh që dikë marrin nëpër këmbë,

Kur shoh një mashtrues që shkumëzom si i ndershëm

Fajtorët dua t'i ha me dhëmbë

AQ bëhem i prekshëm.

 

Urrejtja ime nuk lind pa shkak

 Dhe për cilindo fajtor nuk mbaj anësi

Veç të drejtit dhe të ndershmit i jap hak

Le të jetë kushdo: në opozitë apo në qeveri.

 

S'ka për mua,i djathtë apo i majtë

Unë gjykoj se sillesh me njerëzit(në pushtet apo opozitë)

Kur shoh, ç'bëjnë,sa nuk më zënë djajët

Dhe asnjë  syresh nuk dua t'u shoh sytë.

Tiranë, 9 dhjetor 2024

 

9 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page