top of page

Përparim Hysi: Në  "telashe" më fut prilli

  • Apr 7
  • 2 min read

Në  "telashe" më fut prilli

(cikël me poezi lirike)

 

Nga   Përparim     Hysi

 

1.Në  "telashe" më fut prilli

 

Në "telashe" më fut prilli,

Se në prill rihet gjaku

Ka kaq ditë që erdhi prilli

Dhe nga unë,iku"plaku".

 

Se,sado tetëdhjetë e tre vjeçar,

Unë  po ndihem si "djalosh"

Tani gjakun e kam valë

Epo unë,s'jam më thinjosh.

 

Erdh një çupë ma bën me sy

Është një çupë,deliçupë

Sa nur ka! Eh,ç'bukuri!

Çupë për t'u pirë me kupë.

 

Veç me sy,por tak me vetull

Më bën goxha "isharet"

Unë akoma nuk kam vdekur

Tani unë jam "dreqi vet".

 

2. NJë çast

 

Një aromë e mirë,gati të më shtjerë  në"mëkat"

Vallë,ç'xhevahirë më fsheh në atë shtat?

Flokët pis,të zinj,rrethojnë atë fytyrë

Unë,sado me thinjë,kthehem xhind i pirë.

 

Të isha skulptor,do të hidhja në mermer

Je e bërë me dorë,ndaj mendjen ma merr.

Sytë e mi shikojnë (zënë matin  profilin)

Dhe më turbullojnë,se më ngjan me prillin).

 

3. Nga prilli i adoleshencës në fshat

 

Mu tek kapërxyelli (ballas unë e ti)

Unë hidhem matan(atje ku je  tI)

Meqë je e ngeshme (bëjmë pak muhabet)

-Çfarë ke bërë më parë? Si je me shëndet?

 

Pak edhe nga pak, u shtrua muhabeti

U nxeh yni gjak ( u harrua "shëndeti)

Pa filluan përqafjet,puthjet pa pushuar

Priili i adoleshencës dhe sot i paharruar.

 

4. Pse,moj mike?

 

Pse,moj mike,më ke kaq hire?

Pse ke një buzqeshje që më ndjellë?

Më dukesh krejt si një xhinde

Dhe mendjen ma bën erë.

 

Kalon si me hap parade

Gajasesh si e harlisur

Ku duroj të tilla "adhape"

Unë tani mendjekrisur?

 

Por ti hiqesh si "inoçente"

Gjasme janë të natyrshme këto"naze"

Po unë i kam kaluar me kohë"këto teste"

Dhe zë të puth i magjepsur,ty që je "taze".

 

5.Përparim,mendja s'të hyri!

 

Përparim,mendja s'të hyri

Se xhindosesh kur vjen prllii.

Sheh një çupë,të ikën syri

Ti,thinjosh,hiqesh bandilli.

 

Harron moshën që ke tani

Zë e hiqesh"djalë i ri"

Djalëria të ka vdekur

S'ha i vdekuri,"pulë të pjekur".

 

Unë jam plakur,s'ikën nepsi

Shoh të bukurën, më zë stresi.

Shkruaj lirika dashurie

Dhe në moshë pleqërie.

 

Zë marrë veten me të mirë

Sikur rroj e "ha" qelepir

Zbukuroj,por nuk gënjej.

Dua lexuesi t'i pëlqej.

Tiranë,7 prill  2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page