top of page

Përparim Hysi: Lirika vere





Lirika vere

  (cikël me poezi)

 

Nga  Përparim    Hysi

 

1.Intime

 

Kur më puthe ti,thashë më shpoi një gjemb

Hajde më puth prapë,që më pak t'më dhëmbë.

Ti më thuaj:-Të dua,por të vjen si turp

Të mbulon të kuqtë si vera në kupë

 

Si vera në kupë,je si luleshqerrë

Unë pa patur turp,puth buzën sheqer

Buza nuk më del,sulem dhe nga gjiri

Shpirti im si s'del,nuk ngopem së piri,

 

Pi e pi sa dehem, qe raki sarhoshe

Dhe aty dhe "shdehem",o moj bukuroshe!

 

2.Një mikeje

 

Dielli më hedh ar

Hëna veç argjend

Fare nuk i dua

Para syrit tënd,

 

Pylli fal gjelbërimin

Deti kaltërsinë

Po për Përparimin

Veç mbi ty synë.

 

E ç'të them,moj mike,

Me ty jam sevdallisur

Nuk pyes më, moj shpirte,

Sado që jam kokëthinjur,

 

3,Kur të lë mosha...

 

Jeta më shkon bosh,si një murg i ngratë

Asgjë nuk më josh,sikur jam shpirtthatë

Seç vijnë më ngacmojnë ca vajza noksane

Ato më kujtojnë,një tjetër "jallane",

 

Sa largohet njëra,tak shfaqet një tjetër

Eh,  se si  u bëra, se jam burrë i vjetër!

Dhe më nakatosin,më prishën humorin

Unë i hardallosur,dua të bëj gazmorin.

 

Njëra ma ka gjoksin si të jetë Pamela *

Tjetra ma ka syrin si të jetë Ornela  **

Unë i shoh me neps,se nuk kam fuqi

Pak mbetem me "stres",se jam pleqëri.

 

*Pamela Anderson-aktore amerikane e famshme për gjoksin e saj,

** Ornela Muti-artiste e madhe italiane,

 

4.Nudo

 

Kishe dalë nudo dhe bëje shullë

Bobo,sa të pashë,një lemëz më zë.

Më zë lemzë e keqe(grriq-grriq,më griu)

Je e mirë,moj dreqe, s'duroj dot"ditëziu"

 

Zgjohesh e tramaksur,se të zgjoi lemza

Kur sheh një kokëzbardhur që vështron"andejza"

"Andejza" lakuriq  si të ka bërë nëna

Unë"Krisht në kryq",se s'duroj "gjëma",

 

Dielli të ka nxirë, mu si bukëfike

Unë dehur pa pirë,o e bukura mike!

Lemza më këputi(mend më mori shpirtin)

Shpëtoj a s'shpëtoj? Ti e pret "shiritin".

 

5. Shqetësim

 

Pa feksur mëngjesi,kishe zënë pusi

Të mundonte "stresi"( na kishin parë të dy,)

Na kishin parë të dy,shtritur tek mullari

Mbushur me fjalë fshati,sa s'mbante "kadari."

 

Çfarë t'i them babait (bobo,ku të futem?)

Është më mirë nga sytë,fare unë të zhdukem

-Prit,-të thashë,e gjeta:-Po vij tek ytatë

T'i tregoj veta se ç'bëmë atë natë.

 

Se,në fund të fundit, nuk po bëjmë shaka

Unë të dua ty dhe ti më do mua

Kështu kësaj pune do t'i vëmë kapak

Për llafet e fshatit,mos u bëj merak.

 

                       Tiranë,16 qershor 2024

 
 
 

1 Comment


Guest
Jun 16, 2024

Urime e suksese i dashur Perparim Hysi! Mos paçi kurrë pleqëri! Rrofshi sa më gjatë! Ju përqafoj me mall nga larg oqeanit

Qatip Mara

North Carolina USA

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page