Përparim Hysi: Lirika të Qershorit
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 26
- 2 min read

(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Në zemër
Në zemër më kumbon një muzikë e fshehtë
Nënë ritmin e kësaj muzike kërcejnë ëndrrat e mia
Pyes veten:- Ç'lloj muzike do të jetë?
Dhe përgjigja:-Muzikë nga dashuria.
Se njeriu kurrë nuk kënaqet me atë që ka,
(ti i jep një gjë dhe prapë kërkon tjetër)
Më duket se kam rënë në sevda
Se erdhi më takoi një mike e vjetër,
Ndodhi kështu në ëndërr a qe përfytyrim?
Por m'u shfaq dhe u zgjova sakaq
Pastaj kalova në një përjetim
Tash kënaqem dhe me kaq.
2.Puhiza
Fryjti një puhizë e lehtë dhe më fryu si balonë
Dhe u bëra si me fletë nga një mike që më fton
Vërtet jam mbi tetëdhjetë(e heq veten si të ri)
Nuk jam plak,se jam"atlet"(e kush është si unë tani?)
E pashë miken tek pasqyra si po krihet e ujdiset
Pak tualet tek fytyra dhe s'do mend,pak "kapërdiset"
Vlrtet qe puhizë e lehtë,po më tundi si furtunë
Sikur ra mbi mua tërmet(plak,or plak, mo u hiq çun!!!)
3.Imazhi i një mikeje
Fytyra jote ovale dhe sytë që lëshojnë shkëndija
Më sjell t'hu ca malle veç nga dashuria
Po qeshja jote gazmore,më bën sikur qeshte MALVA *
Dhe shkoj në ca sinore ku shkel"vijat e bardha"
Kujtimet më vijnë përpara si në film më shfaqen
Sado me flokë të bardha,por çastet mend mbahen
Kujtimet vijnë si përmallim dhe unë kërkoj profilin tënd
I nxehtë është malli im dhe imazhi yt gati më çmënd.
* Malva- personazh nga MAKSIM GORKI
4.Bëluza
Dy lloj ngjyrash ka bëluza
Dhe ç'reflekse u jep dielli
Ç'fsheh bëluza,më ha buza
Atje mendjen,unë i mjeri.
Të dy gjysmat bëjnë plot një
Nuk e di a janë njësoj?
Sa për to lemza më zë
Dua,patjetër,t'i provoj.
Duhet që t'i zë me dorë
Dhe pastaj t'i fut në gojë,
Ndaj për to po digjem horë
Ndaj të lutem,mike, moj.
5.Kujdes kur të më shani
Më shani si mësues
Shamëni,po deshët edhe si njeri.
Më shani për shkrimet:në prozë e poezi.
Çfarëdo që të thoni,ju kam falur.
Por qoftë dhe në një çast më shani SHQIPËRINË,
Bëhem "kamikaz" dhe shpërthej si minë.
Tiranë,26 q
Comentarios