top of page

Përparim  Hysi: Libri i AGRON SHEHUT


"Klonimi" i një jete në diktaturë


    Libri i AGRON SHEHUT "Një jetë për t'u treguar"


            (ese)



Nga  Përparim  Hysi



 Mikja ime,FATMIROSHE XHEMALAJ, më dhuroi librin e AGRON SHEHUT "Një jetë për t'u treguar".Një dhuratë komode për mua,se,kur më dhurojnë një libër,kam ndiesinë e atij fëmijës kur i bëjnë një dhuratë. E quaj"dhuratë",se,sado që i dua librat, ato ,pothuajëse,janë"Molla të ndalueme" për mua ,një pensionist që mezi shtyj muajin. Nga ana tjetër,për dhuratat kam po atë perceptim që kishte NIÇE.Ky thoshte:-Nuk ka gjë që ma gërvish lëkurën më shumë se dhuratat. Ma gërvish,nuk ma gërvis,e falnderova miken time dhe u ktheva në shtëpi. Më duket se e kam thënë dhe diku tjetër:"karburanti" im për zgjerimin intelektual timin,është vetëm leximi. Kur dikush më dhuron një libër,siç ndodhi me miken time, atëherë,për mos e ndjerë aq shumë"gërvishjen e lëkurës",për të "paguar" sado pak doganën, shkruaj për librin.



                                                           *


Autorin e librit.AGRON SHEHU, e njoh prej kohësh. Ai ka jetuar në FIER dhe është inxhinier nafte me profesion.JO vetëm kaq: ai ka mbi 25-vjet që jeton me familje në KANADA dhe,veç profesionit, ka hobinë e bukur e të vështirë të shkrimtarit. Ai është bërë i njohur për lexuesin shqiptar.me librin e parë:"Tokësorët në hapësirë,kohë:Ç'tronditje". Në gjykimin tim.tepër sipërfaqësor për këtë libër.mund të them vetëm kaq:është libër vetëm për lexues elitë dhe i"paqpërtypshëm" për çdo stomak lexuesish. Më vonë,ai shkroi romanin"Postnjerëzorët". Emërues i përbashkët që e nderon autorin.është një fakt shumë domethënës:të dy romanet janë listuar si të rekomanduar nga MINISTRIA E ARSIMIT,për të rinjtë e shkollave ku të marrin njohuri "se çka ndodhur dhe do të ndodhë me njerëzimin,në hapësirë e kohë.Këto dy romane janë botuar dhe në gjuhën anglisht.


Kur hapa librin"Një jetë për t'u treguar",atëherë,duke e ndjekur faqe pas faqesh,deri sa e sosa,pothuaj me një frymë, njoha atë AGRONIN jo vetëm inxhinier nafte, por AGRNONIN"inxhinier të shpirtit njerëzor". E ndiqja me kërshëri që nga fëmijëria,me këmbë të zbathura dhe unë,gati 10-vjet më i madh se ai,them:-E ka fjalën për mua,se dhe unë me këmbë të zbathura kam qenë në shkollë. Këtu,në këtë libër, ai është aq i vërtetë sa të bën t'i kthehesh e t'i rikthehesh edhe njëherë,faqe pas faqesh se valllë,a ka më të bukur se sa e vërteta?


Në MADAGASKAR  ka një shprehje që ia vlen  t'ia "kundravë" librit  të AGRON SHEHUIT. NË MADAGASKAR thuhet:"Njeriu është si një shishe e zezë: nuk shihet ç'ka brenda në të". Thonë,thonë,por le të lexojnë librin e AGRONIT. I thotë të gjitha açik.nga "a-ja" tek "zh-ja".


Me AGRON SHEHUN në këtë libër ka ndodhur ajo që JOHAN  WOLFGANG  GOETHE(1749-1832) e ka thënë me kohë:" Karakter në gjëra të mëdha apo të vogla,do të thotë në ato gjëra që je i zoti t'i bësh".


Duke treguar për jetën e tij (në vetë të parë), ai   sikur,sado që shkruan butë, kthehet në një"shumësi njerëzish" që jetuan bashkë me të në kohën e"bukur të partisë",ku,sado qemë,pothuajse, të gjithë"Sokratë të vuajtur",por duheshim të hiqeshim si"derra të kënaqur", Duhet të brohorisnim për"Njëshin",sado që ky"njëshi",kur thoshte Majakovski"ishte zero e fil". AGRON SHEHU e "thyen atë shishen e zezë" të Madagaskarit dhe tregon tërë mjerimin e kohës:kur mungonte buka:ku për gjellë nuk bëhej fjalë;kur fshatari mbillte grurë dhe hante misër hibrid apo"ibret" siç shpotisnin nën zë. Ishte koha kur ikte koka e njeriut,për hiç mos gjë. Siç duket"Njëshi",si nxënës i zellshën të ILIÇIT rus,kish bërë të tijën thënien makabre:"Një ditë mizoritë e mia do falen". Regjimi diktatorial qe kthyer si ajo"Shpatëtarja e verbër" (një filim kinez) që vriste e priste armiq.Më tepër të shpikur. Një njollë në biografi,e pagoi si ai që për"Një thelë,pagoi një pelë", Kur e shoh në tërësi,pasi e përfundova së lexuari,them që autori me librin sikur ka thënë atë"Poemën e mjerimit" të MIGJENIT në prozë. Por kjo"Poema" e  AGRONIT ka dhe ca atribute  të tjera: ka makabritetin e vrasjeve, ka poshtërimin e njerëzve me aftësi nga të paaftët. Në çdo çap,"vigjëlonte" partia, I aft ishte komunisti dhe as vlerësohej aftësia. Intelektuali ndjente më shumë ftohtë,se sa ai fëmija që shkonte zbathur në shkollë. Këtu nuk bëhet fjalë për një"AGRON",por për gjithë ne,të tjerët, që e kemi përjetuar atë mjerim, Sikur,për një çast, të gjithë atë jetë në ato 50-vjet dikttaturë(eshtuquajtura e proletariatit), të kishe mundësi ta ktheje në një trup dhe ta vishje  me pergamenë të shkruar faqe për faqe nga AGRONI,atëherë kushdo do dilte me atë përfundimin: kurrë mos u ktheftë ai regjim,. AGRON SHEHU e ka"klonuar" me librin e tij. Dhe kur i bëj pyetjen vetes:- Si ia ka arritur autori,vetvetiu më vjen ndërmend ajo që ka thënë JANUSH  VISHNJEVSKI që thotë:" Një libër i shkruar mirë  na ndihmon jo vetëm të zgjerojmë horizontin,por na ndikon që të bëhemi  persona më të mirë".


Por,për autorin,AGRON SHEHU s'kam se si mos vë në dukje, se sado me profesion  inxhinier nafte, e katreguar aftësinë e lartë profesionale në ALBERTA,por dashurinë për letësinë e ka treguar duke shkruar libra.


Meriton që të thuash  për të atë që prej kohësh e ka thënë,shkrimtari francez Andoine De Santis-EXUPERY(1900-1944):"Jeta ka kuptim,nëse e këmben atë nga dita në ditë, në diçka tjetër". AGRONI e ka bërë se me atë ka ndodhur ajo që thotë WILIAM FRANKESHTAIN(1897-1964):"Mes dhimbjes dhe asgjësë,unë zgjodha dhimbjen".AGRON SHEHU zgjodhi dhimbjen dhe,me librin e tiij, është si balsam për të shëruar ato plagë aq të dhimbshme.


E uroj,AGRON  SHEHUN:-Të presim me libra të tjera!

                                                                                        Tiranë,28   prill 2024

8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page