Përparim Hysi: Kurrë mos harrojmë
- Feb 5
- 1 min read

Kurrë mos harrojmë
(poezi)
Nga Përparim Hysi
Kurrë mos harrojmë se ç'ndodhi më 6 shkurt 1967
Atë fjalë aq denigruese të Enver Hoxhës!
U lëshuan të githë sikur na kishin zënë djajtë
Sikur të gjithë qenë nën efektin e "drogës".
Ajo nuk qe fjalë.por qe anatemë
Si një piskamë e madhe apo apokalips
U lëshua mbi objektet fetare dhe gjithë fenë
Dëm më të madh nuk bënte dot një përbindësh.
Plugun ideologjik e nguli si një pjellë satanai
Mbi kokat e njerëzve që,pothuaj,i shkallmoi.
Dhe nuk gjen kund, dikë që t'i gjajë
Këtij përbindëshi që 6-shkurtin dhe me pranga e"pagëzoi".
* e kam shkruar më 5 shkurt 2003.
Tiranë,5 shkurt 2026









Comments