"Unë shumë gjëra në botë nuk i di, Po unë kurrë nuk shkruaj për gjëra që s'i di"
LEON FELIPE( poet spanjoll)
Tregim
Nga Përparim HYSi
Ky"Pushti" ka patur dhe emër dhe mbiemër,por,meqë nga kjo jetë është ndarë ka gati 50-vjet, për"hyneren" që ka bërë,kur ka qenë në detyrë,po i vë këtë ndajshtim si një damkë që, kur ishte gjallë,e kish si të shkruar mbi ballin e tij të neveritshëm. Qe i madhi i rinisë në rrethin tonë(një nga rrethet më të mëdha të vendit) dhe qe fare i paskrupull:një pusht e shkuar pushtit. E kishte këtë detyrë jo për meritë të tij, po më tepër i farefisit që kish kontribuar në luftë kundër pushtuesëve. Qe i "madhi" i rinisë aty nga gjysma e dytë e viteve '50-të të shekullit të kaluar. Ende kishim miqësi me Bashkimin Sovjetik dhe ky,duke shfrytëzuar postin, dilte fshatrave dhe mblidhte(kryesisht të rinjtë e të rejat) dhe zgjidhte dy apo tre kandidatë të mundshëm për t'I dërguar në Shkollën e Komsomolit në B.S. Natyrshëm, së pari, kandidatët do"testoheshin" në zyrën e Pushtit. Kjo shkollë,me sa më kujtohet,qe a 6-muaj,a një vit. Me një të sapokthyer nga "kjo lloj shkolle",ai erdhi në fshatin ku jepja mësim dhe,pasi mori pjesë në një mbledhje me të rinj e të reja, si"përfaqësues i madh i rrethit",me gjithë"komsomalesen" e tij,u ftua të asistonte në një mbrëmje dëfrimi të rinisë së fshatit.
*
Fshati qe bërë kooeparativë dhe mos kujtoni se qe një fshat dhe aq. Qenë bashkë 6-fshtatra në kooperativë dhe mbrëmja e dëfrimit u bë tek lëmi. SE vetëm aty vendi qe shtruar me cimento.Organizatorët kishin vendosur stola për pjesëmarrësit. Në krye,sekretari i rinisë së fshatit dhe dy karrike për të ftuarit: një karrike për këtë,PUSHTIN dhe tjetra për"komsomalesen" që nuk qe as më pak dhe as më shumë po"konkubika" e tij. Sa bëri prezantimin sekretari dhe u ngrit"PUSHTI" që me entusiazëm fliste për përparimet që kish bërë fshati nën udhëheqjen e partisë dhe sidomos për rininë. Se kush e merrte në mend që për as 15-vjet çlirim të ketë këto arritje. Ja,- tha entuziast,-kjo si ju nga fshati(tregoi për "komsomolen),tani është kuadër partie. Duartrokitjen ia rrit adrenalinë folësit dhe,pastaj,lëshoi urimin:-Të festojmë të gëzuar.
Ende nuk ishte elktrifikuar fshati,por me fenera (varur rreth e qark) tek lëmi ish bërë goxha dritë. Çiftet kërceni pas muzikës dhe,padyshim,Pushti me"komsomolen" e tij. Pas dy a tri kërcimesh,drejtuesi pohoi:- Tani do kërcejnë vetëm çiftet që janë fejuar brenda fshatit. U ngritën nja katër-pesë çifte të fejuarësh dhe befas,një kolegia ime,më thotë:- A çohemi të kërcejmë?
-Dëgjo,- i thashë,- po u çuamë.nuk do ulemi. As mos e shko në mend,-tha ajo,e vendosur. U çova me të dhe PUSHTIT i shkuan jargët nga goja,kur pa kolegen time. Duket pyeti dhe kur drejtuesi i tregoi se unë isha mësues jabanxhi në fshat dhe nuk isha i fejuar. Kaq i mjaftoi Pushtit dhe urdhëroi:- Të ulen,menjëherë! Erdhi dhe,si pak mbyturasi, më tha:-Urdhëroi ai,që të uleni! I thuaj atij,- i them unë,- që jemi të fejuar dhe,sapo e shpallëm:me këtë kërcim!!! Duket vajti i tha dhe PUSHTIT mend i ra pika. Pyeti mbarë e prap për mua dhe,kur mbaroi vallëzimi i "tëfejuarëve",PUSHTI erdhi drejt e tek unë dhe,ngaqë nuk e mbante dot inatin, u zbraz:- Ti je turk nga Petova( e kish fjalënpër mysliman se pjesëmarrësit ishin të gjithë ortodoksë) dhe PETOVA është fshati im i lindjes në rrethin e Fierit.
Dhe vjen u prish mbrëmjen këtyre të rinjëve që partia i ka bërë me krahë.
Unë nuk jam turk,por shqiptar dhe partnerja ime është e fejuara ime,-ia ktheva me inat. U kthye,i revoltuar tek karrikja e tij dhe nga koka sikur po i dilte tym.
Kur mbaroi mbrëmja,çiftin e ardhur nga rrethi,e mori për darkë LEKA. *
LEKA qe i vetmi në fshat që kishte një nivel jetese pak më të mirë se bashkëfshatarët. Kur them kështu,mos u çudisni:i vetmi që kish krevat me sustë dhe,ndaj për të nderuar të ardhurit,i mori për darkë. Çdo lexoni,pas kësaj fjalie,janë fjalët e LEKËS.
U nxora raki e meze dhe.ndërsa pinim, miku(lexo:Pushti) zuri më lavdëronte:-Bravo shoku LEKË,e paske selitur mirë jetën në familje dhe,tek hidhte kupat një nga një,thashë se do t'i merrte koka zjarr. Aty nga mbarimi i darkës,sytë "miku" nga krevati dhe,siç duket,priste të "hidhte valle" me komsomolasen e tij.Por si duket,i kish bërë hesapet pa pyetur hanxhinë. LEKËS nuk ia hante qeni shkopin dhe t'i këndonte teskeretë nga xhepi.
-Epo tani,shoku Lekë,- tha PUSHTI,- edhe do flemë,se nesër në mëngjes duhet të jem në komitet të partisë.
-Moj ti,- i thirri të shoqes LEKA. Merre këtë Cucën e mblidhu andej nga dhoma.Qy po ka krevatin dhe mua më shtro shesh,se nu e lë mikun vetëm una!!!
Mikut(PUSHTIT) sa nuk i ra pika.
Shoku Lekë,-tha,- ne jemi komunistë(e kish fjalën për partneren) dhe nuk ka nevojë të na ndashë.
Aha,- tha LEKA,- jam vet zot shtëpie dhe gratë me gratë e burrat me burra. Tërë natës,PUSHTI,mend hante jorganin.
I hasi sharra në gozhdë. Në mëngjes u largua hundë e turi!
Tiranë.9 tetor 2024
Comments