top of page

Përparim  Hysi: Dashuri, pa ty? Jam hiç...

  • Jul 13, 2025
  • 2 min read

Dashuri, pa ty? Jam hiç...

   (cikël me poezi)

 

Nga Përparim  Hysi

 

1.Dashuri, pa ty?  Jam hiç...

Dashuri,pa ty? Jam hiç(nuk kam turp që ta pohoj)

Dhe në moshë të pleqërisë,ende unë dashuroj

Moralistët zënë mallkojnë:-Lëre,se ka lajthitur

Se nuk dinë të dashurojnë(pale hiqen "mendjendritur"?)

 

Moralistë janë dy e treta,zënë e hiqen puritanë

Ndryshe është e vërteta (hiqen engjëj,janë shejtanë)

Unë nuk fshihem,nuk vë maska(transparent jam si xham)

Sa me sy ma bën "adashja"(pas asaj bëhem kurban)

 

2.Mike,moj!

Hiqa kashtën"fiashkos",mike!

Ta shoh verën si rubin

Mbushna gotat plot,moj shpirte!

Le të pijmë,mike! Të pijmë|

 

Le të pijmë sa të dehemi

Se sot celebrojmë dashurinë tonë

Të dehemi sa të"shkrehemi"

Bashkë qofshim përgjithmonë.

 

3.Sytë

Sytë ende s'më kanë"lënë",se vërtet tani jam plak

Kot prapa s'të jam vënë(edhe hiqem si çunak)

Ti më qe si puhizë ere dhe u sula për të zënë

As që pyes në bëj"potere",sikur mendja më ka lënë

 

Epo,hë:zihet puhiza?Po më shkon i kot mundimi

Si në sy m'u ngulën shtiza(mjegullon,Përparimi)

Sepse  fajin ma kanë sytë,se ata ende "shikojnë"

Doli mendja nga burgjitë,o thinjosh që dashuron!

 

4.Pse mos jemi një çast vetëm?

Pse mos jemi një çast vetëm?

Çdo i tretë vetëm prish punë

Që të them krejt  të vërtetën

Mua për ty,më zë me shkumë

 

Ja,e shohim njëri-tjetrin

Buzët shkojnë vesh më vesh

Vjen i"treti" dhe bën"dreqin"

Dhe buzëqeshja shkon për"lesh"

 

Kështu dje e kështu sot

Por dhe koha ka kufi

Sot m'u mbush mendja top

Jemi vetëm(s'ka njeri).

 

Sa mezi që erdhi çasti

Që të dy tash jemi vetëm

Puthja e ëmbël si mjalti

Na i ëmbëlsoj jetën..

 

5.Një kujtim

Hëna larë si me argjend

Përmbi kryet e mi

Një kujtim që është i shtrenjtë

Seç më vjen tani.

 

Më vjen mikja e njëherës

Si nën këtë hënë

Edhe ishte palcë e verës

Me të se çfarë bëmë.

 

Kjo ka ndodhur,ka qëkur

Pse më vjen tani?

E kujtoj dhe s'jam më burrë

Aq kam nostalgji.

 

O moj HËNË e argjendtë

Që qe dëshimtare

Pa ma gjej miken e shtrenjtë

Se jam mbushur malle.

 

                   Tiranë,12 korrik 2025

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page