top of page

Përparim   Hysi: BAJAME HOXHA-ÇELIKU



Një libër me poezi

"Një stuhi e kësaj pranvere" nga BAJAME HOXHA-ÇELIKU

(ese)

Nga Përparim   Hysi

 

Sapo e mbarova librin"Një stuhi i kësaj pranvere" të POETES BAJAME HOXHA-ÇELIKU dhe më vjen ndërmend ajo që ka thënë Pearl  S. Buck:"Brenda vetes sime,është një vend ku jetoj krejt i vetëm dhe aty rinovoj burimet e mia që nuk thahen kurrë". Dhe jam krejt brenda të vërtetës,se,pse ka ndodhur kështu me të, në mes të atij"izolimi" aq të flliqur,si një fantazmë e frikshme, covidi,pikërisht atëherë,në vitin 2023 del me një vëllim me gati njëqind poezi. Çudia tjetër që të bën ta duash POETEN është një fakt shumë domethënës: autorja 33-vjet ka qenë e internuar në një nga"gulagët" (huazuar nga Rusia bolshevike),në fshatrat e Lushnjes. I vranë miturinë,i vranë rininë,por,megjithatë, nuk i vranë  shpresën.

33-vjet jetoi KRISHTI dhe,për të mirat që kish bërë, e kryqëzuan për së gjalli. Për së gjalli,e kryqëzuan dhe BAJAMEN,po,për çudi, ajo,sado që lulëzoi vonë,tani që po i afrohet moshës së pensionit,ka arritur të botojë plot 23-libra dhe,siç di,në "makazinën" e saj krjuese presin radhën gati 10-libra të tjerë. Si për ta sfiduar atë kohë të zezë për të e qindra e qindra familje të tjerë. Nëse,vërtet,do arrijë (unë deri atëherë nuk do jem gjallë) që ta botojë librin e tridhjetë e tre,do t'i rekomandoja një titull pak emblematik:-Të munda,o dikttaturë! Kështu ta titullojë,se,nëse futem paksa nën lëkurën e saj, ja çfarë konstatoj: 33-vjet një jetë skëterrë/33-vjet ia bluan shpirtin dhe ia bën vrer,por,për çudi,ngaqë  ka një shpirt të dlirë e xhevahir,e sfidon këtë"kryqëzim" që nuk është metaforik,por realitet, me poezi dashurie,se do që kjo botë,të jetë sa më e bukur dhe sa më e mirë. Nëse gjatë jetës e gjuajtën me gur, ajo me vargje mbjellë grurë.Cilësia e vargjeve  në magjen e saj poetike është si ai i miellit nga grurë kuturli që bëhen petët e bakllavasë.

                                                   *

"Letërsia prodhon qytetërimin dhe poezia krijon idealistë",- thotë VICTOR HYGO. Lexon poezitë e autores dhe rrok,njëherësh,edhe qytetërimin,por dhe idealisten.Interesantja dhe e veçanta e kësaj poeteje kaq shpirtdlirë është një fakt shumë domethënës: në këtë vëllim me gati 100-poezi.vetëm tri-katër janë sociale e gjithë të tjerat,vetëm dashuri. E ka klonuar dashurinë dhe sa qytetari ka në vargje. Pyetjes që si është e mundur që ka ndodhur kështu,ia gjej përgigjen tek NITZCHE që thotë:"Nuk vritet me zemërim,por me buzëqeshje".Me poeten,në këtë kohë,postdiktaturë,ka ndodhur një fatkeqësi: ka ikur në amshim(shumë parakohe,bashkëshorti,GANI HOXHA).Ky ka qenë bashkëvuajtësi i atij ferri enverian,dhe Poetja në të gjitha poezitë e dashurisë veç i referohet atij dhe unë them se nuk gjen tjetërkund që"vazhdon edhe sot e kësaj dite". Nuk  zmadhoj apo shpik,por nuk ka poezi ku qoftë dhe me aluzione që mos jetë i pranishëm. Po sjell për ju,dy strofa dhe lexuesi është në gjendje të qërojë grurin nga egjëra:"...parajsës do të gjej të lirë/aty ku nuk ak as policë dhe as tirani... /...se e di që këtu s'ka mbetur asgjë me vlerë... përveç hajdutë e kriminelë që"vendin" e kanë në Ferr!

Pas këtij referimi,shijoni një poezi dashurie:

Gjer në marrëzi

Bekuar qoftë ajo orë e njohjes

Buzëqeshje paçin sytë e tu

Dashuri paçim në jetë të jetëve

Sytë që zgjuan në jetë këtë magji

Poezia vazhdon e edhe më,por tek shoh që mbi dy të tretat e vëllimit,këndojnë vetëm për dashurinë, atëherë,them unë,me poeten ka ndodhur ai fenomen shpirtëror që JOHN DRYDEN e përkufizon kështu:"Dhimbjet e dashurisë janë më të ëmbla se gjithë kënaqësitë e tjera".

Ja dhe një poezi tjetër:

S'do ketë më tjetër

Sytë e mi,mjegullohen nga dhimbja e ndarje,

Sepse të dua veç ashtu si di unë të dashuroj

Me afshin e shpirtit qelibar.

:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Pastaj,trupin tënd të zhdërvjelltë

Dua ta pushtoj me pasionet e mia,

Ta puth,

Ta zhvesh,

Ta shtrëngoj mes krahësh

Me afshin e pavdekshme të dua

Ti nuk je më,por dashuria nuk vdes,

Ajo mbetet aty:në çdo cep të shpirtit

::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

I vetmi:

Kurrë nuk do ketë tjetër!!!

A gjeni dot një të ngjashme?

A nuk ka ndodhur me Poeten ashtu siç shkruante  STENDALI:"Unë dua sa për dy".

Dhe ja se si mund ta njihni më mirë POETEN:

Shpirtin PERËNDISË

Jam kredhur e tëra në kujtime

Gjithë jetën time e lashë me poezi

S'u kurseva aspak,moj pena ime

Dhe çdo çast intim e kam lënë aty.

 

Zemër e mendje,ah,ç'më janë bërë plagë

Dhimbjet gjatë jetës kurrë nuk u shëruan

Tani krenohem dhe nuk më vjen keq aspak

Mbolla dritë e paqe kudo ku këmbët e mia shkuan!!!

 

Dhe ja strofa që e bën emblematike këtë poezi:

Po shkoj pak e përditë,e prerë e buzëgas

Pas po lë penën dhe shpirtin PERËNDISË

Them:-Vallë i lashë të vlera gjurmët që lashë pas

Që të nisem ballëhapur drejt përjetësisë?

Kësaj strofe apo kësaj pyetjeje retorike,çdo lexues,përmjet

 

veprave që ka nxjerë në dritë,ka të drejtë që t'i thotë POETES:- E ke ballin të bardhë siç është bardhësia dhe me mesazhet që pëcjell, e ke vendosur emrin në FONDIN e Madh të Letërsisë SHQIPE,po se po,por dhe më tej ku je përkthyer për vlerat letrare-artistike

Urime me libra të tjerë që plotësosh porosinë time!

                                                                              Tiranë,4 korrik 2024

 
 
 

Komentarze


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page