Përparim Hysi: Alarm Luftarak
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 3 days ago
- 5 min read

(tregim)
Nga Përparim Hysi
Sefer Bezati është mësues.Sapo mbaruan provimet e lirimit(është mësues në një shkollë 8-vjeçare) dhe do fillojë pushimet. Vendosi të shkojë në TIRANË,se ka një teze atje dhe,kur thonë,një rrugë e dy punë; ngaqë do shkojë në Tiranë,përfiton nga rasti që rrugës të ndalojë në fshatin N... ku banon shoku i tij,Petrit Seferi. Me Petritin,Seferi ka mbaruar të mesmen dhe ,ndërsa Seferi u emërua mësues,Petriti vazhdoi Shkollën e Bashkuar për oficer.Petriti doli me nota shumë të mira dhe doli me gradën toger,i specializuar për artileri kundra ajërore. Bateria kundraajërore qe vendosur në një fshat kodrinor dhe, për fat të mirë, tek ky fshat kishte dhe një stacion treni. Pra,për Seferin ndalesa për vizitë tek miku i tij,Petriti,qe paksa si shkurtim rruge. Seferi i hipi trenit në Rrogozhinë dhe ndaloli mu tek ndalesa e parë.Zbriti dhe u nis ngadalë drejt shtëpisë së mikut. Nuk kishte qenë më parë aty,por e dinte nga letërkëmbimi që miku i tij,banonte në një pallat. Dhe aty ku po shkonte tani veç një pallat kishte. Kështu që,me të mbrritur tek shkallët e pallatit,trokiti mu tek dera e parë. E hapi vet Petriti dhe,kur pa mikun e tij,Seferin,mend ia thirri me zë të lartë:-Po ku je,or mik,se kemi kaq vjet pa u parë? Ndërkaq,u afrua dhe Dilia,gruaja e Petritit dhe atmosfera u bë aq intime,sa t'ia thërrisje asaj këngës"Ne tani jemi tre". Mbaruan përqafimet dhe pasi pyetën për familjarët,Petriti thirri:-Dilo(kështu i thërriste të shoqes),ja ky është ai ,Seferi që ti më thuaj si nuk e heq njëherë nga goja? Nuk e heq,se me Seferin kemi ngrënë nga një thes me kripë. Mirë,mirë,- e mbështeti e shoqja,-por ne kemi tri vjet këtu dhe herë e parë që e shoh.
Në vend të fliste Seferi,foli Petriti:-Seferi është si ujë i ndenjur. Mezalla s'e lëviz.Por ja tani erdhi. Erdhi,mirëse erdhi,po ka për t'i"paguar" ato trivjet që s'ka ardhur,- shtoi si me romuz DILIA. Mjedisi u bë gazmor dhe,ndërsa Petriti shkoi nga kuzhina për ndonjë porosi,DILIA e kish vënë një pulëshqirake në sobë. Kur gjitthçka qe gati,Dilia shtroi tavolinën. Tavolina qe plot dhe për pije një shishe verë. Pinin,ngrinin shëndete dhe një nga shëndetet që ngriti Seferi qe:-Me një djalë se boll janë trivjet si çift i lumtur. Ndërsa Petriti e flnderoi për urimin,Dilia uli kokën,skur të kish bërë turp. Seferi e vuri re,por nuk e bëri veten. Kur ishin duke i dhënë fund kësaj gostie kaq miqësore dhe qe gati ora 10 e natës,trokiti dera. U çua Petriti dhe,siç po dëgjonin dy të brendshmit,kish ardhur një ushtarak që qe nënoficer dhe i thotë Petritit:- Shoku toger,ka ardhur komandanti i brigadës dhe reparti ka kaluar në gadismëri nr.1,Alarm Luftarak.
Petriti,sdo që kish një mik në shtëpi,duhet të nisej si me vrap në repart.Dhe ashtu bëri. I kërkoi ndjesë mikut dhe Dilisë i la porosi:-Si të jem unë. U vesh dhe,thuaj,se fluturoi.
*
Dilia si zonjë shtëpie,iu drejtua mikut. E shoh sikur të ka zënë gërçi. Rri i qetë dhe,ndërsa iu afrua, i hodhi një vështrim epshndjellës. Dilia dhe,kur qe i shoqi, qe veshur me një fustan dekolte dhe,tek vinte rrotull,si për të shërbyer shpërndante erën e saj të mirë prej gruaje. Nuk kish bërë ndonjë tualet të veçantë, se ka ca femra (Dilia qe një nga ato) që tualeti i rëndë ua prish bukurinë. Sado mysafir,Seferi nuk e kish humbur nuhatjen dhe,për nusen e mikut,tha:-Vjen era mollë dhe pak erënuseje. Tek shihte trupin e shëndoshë të Dilisë,thoshte;-Trupi i saj,i shëndosh,si një tokë e papunuar. Këto i mendonte fshehurazi dhe po,fshehurazi,mendonte:-Po ky,Petriti që ka trivjet martuar,ç'bën me këtë"tokë të papunuar"? Shkundi kokën sikur donte të dëbonte ndonjë hamendësi tjetër dhe,për të treguar që u çlirua nga këto hamendësira të mbrapshta, i tha Dilicës. Ma bëj gati divanin se dua të fle.
Divanin,-shpotiti ajo. Ti nuk je mik për në divan,po drejt e tek krevati ynë. Jo,-kundërshtoi ai me politesë,por DILIA e bënte mirë të zonjën e shtëpisë. Seferi u zhvesh dhe e dinte mirë që nuk do mbyllte sy tërë natës.Kurrë nuk e zinte gjumi,kur ndërronte banesë. Megjithatë,fiku dritën dhe mbylli sytë me zor. Mbyllur pa mbyllur sy, u hap dera dhe,ndërsa Seferi mendonte se Dilia kërkonte diçka të harruar në dhomën e gjumit,por ajo qe dhe,jo vetëm nuk kish harruar gjë,por kërceu drejt e në krevat duke iu hedhur Seferit mu mbi kokë.
-Ç'bën?- sikur kundërshtoi ky,por DILIA s'qe e fjalëve.Ia mbylli gojën me puthje përvëluese të saj dhe pastaj në atë"lojën e vështirë" e të vjetër sa bota,bën dy-tri herë sex krejt të lirë. Në një nga ndalesat,sa për t'u mbushur me frymë, ajo nisi të tregoj...
*
Kemi plor tri vjet që jemi martuar,Miku yt,Petriti,sa i zoti si ushtarak dhe sa i mirë si njeri,por në detyrën e një burri
është krejt"jashtëluftimit". Mundohet,por nuk qullos dot gjë. Unë e dua dhe kurrë nuk mendoj që të ndahem prej tij. Goxha djalë,po kur thoshte gjyshja ime e ndjerë:"Djalë,djalë,po xhëç i mungon ndër shalë!". Seferi.kur dëgjoi ato që tha gjyshja,nuk e mbajti të qeshurit. Kurse Dilia e pushtoi Seferin me afshin e një gruaje të rriskuar nga një fat i keq dhe"beteja" e Alarmit Luftarak vazhdoi,sa zbardhi dita. Aty nga ore 9 e mëngjesit,ndërsa Seferi po bëhej gati të
zinte trenin e orës 10,mbrriti dhe Petriti.U përqafua me mikun dhe Dilia,ngaqë nuk ngopej qoftë dhe me të parë,i thotë Petritit. Mos e lërë të ikë as sot. I shtrova tek krevati ynë dhe e lashë enkas pa rregulluar.Është lodhur tërë natës dhe nuk ka mbyllur sy.Shikoje çarçafin mbledhur "shuk" sikur ka luftuar me"dushmënin". Dhe Petriti që qe aq i mirë nuk e la mikun që të ikte. Seferi fjeti në kuzhinë,por sytë i mbetën hapur. E përcollën që të dy tek treni dhe DILIA i tha:-Të presim përsëri se dhe në ndodhtë që prapë do ketë Alarm luftarak,ti prapë se prapë je miku i PETRITIT dhe nga ai kam mësuar se si t'i trajtojë miqët në mungesë të tij.
Ti je,e mrekullueshme,-foli ai dhe PETRITi është me fat që ka një grua si ty. Fshehurazi ajo vuri dorën tek buza si shenjë mirënjohjeje.
*
Kaluan rreth tri muaj dhe në adresë të Seferit erdhi një letër. E dërgonte Petriti. E hapi dhe u çudit:e kish shkruar DILIA. Vura emrin e Petriti që mos ngjallë dyshime. Ta dish se sa mall kam për ty,por janë ca gjëra që njeriu nuk i bën dot. Nuk harroj kurrë atë kënaqësi që më dhe,por unë po të shkruaj për të dhënë një sihariq: jam shtatëzënë dhe vetëm unë e ti,e dimë të vërtetën. Petriti nuk mbahet nga gëzimi. Po dhe unë... dhe aq,aq nuk e mbaj dot mallin për ty, sa i thashë Petritit. Sa këmbëmbarë ai miku yt,Seferi,sikur na bekoi me atë"vizitën" e tij.Dhe Petriti:-Po ku ka si Seferi!!! Dëgjo,- i thashë,- në lindtë djalë,do ia vëmë emrin Sefer dhe,në lindtë çupë,Sefere.-Pse,- më pyeti ai,aq të ka hyrë në zemër?
Jo vetëm më ka hyrë,po,kur të lindë,do ta thërresim për gosti.
*
Kaluan 9 -muaj dhe lindi djalë. E ftuan Seferin. Sa erdhi Seferi,u përqafuan dhe DILIA e solli djalin paraduarësh dhe tha:-Seferi i vogël i nënës,shko tek Seferi i "madh". U shtrua gostia si atje. Në një moment,kur ishin vetëm,Seferi e pyeti;-Nga e di ti që është imi?
Atë puçrën e vogël që ke prapa veshit e ta mbulojnë flokët e ka dhe Seferi i"vogël". Dhe gostia u kthye si në një dasëm. Eh,sa të fshehta që ka jeta! A nuk luhet teatër në jetë?!!!
Tiranë,5 korrik 2025
Comments