top of page

Përparim Hysi: A mbajnë përgjegjësi penale e morale ata që cënojnë një prodhim letrar?



 

Unë që po bëj këtë pyetje që,sado retorike,përgjegjen e ka brenda, jam Përparim Hysi. Kam hobi të lexuarit,po se po,por edhe shkruaj.Shkruaj poezi,prozë dhe ese. Pa modesti të rreme,jam pakëz poet dhe shkrimtar. Jam autor i 20 librave në prozë e poezi dhe kurrë nuk pretendoj se jam kushedi se çfarë në fushën e letrave, Jam anëtar i LIDHJES së SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË dhe arsyeja që po bëj këtë shkrim-protestë është kjo:

Ngaqë çdo ditë lexoj, dje tek Gazeta SHQIP gjeta një shkrim me këtë titull intringues: " Pasi torturonte ndonjë, shkonte tek banakierja bionde e hotelit dhe... (Historia e rrallë e hetuesit që i çoi letër ngushëllimi Enver HOXHËS).

Unë jam 82-vjeç dhe, ngaqë e kam hequr mbi kurriz të famshmen"diktaturë e proletariatit",po filloja ta lexoja dhe,sa shkova aty nga mezi i shkrimit,befas meditova:-Interesant,- thashë,- qenka identik me një tregimin tim. Vazhdova dhe,kur e sosa,u befasova: shkrimi qe nga Perparim Hysi. S'kisha si mos çuditesha,se unë nuk kam dërguar shkrimin tim dhe,sëdyti, qe ndërhyrë sipas qejfit tek tregimi im.

Tregimi im e ka pas titullin"Një puthje me korespodencë" (e kam botuar në vitin 2011 dhe e kam në librin tim"FAji" i  ISAKOVSKIT) dhe nuk ka të drejtë askush ta tjetërsojë.Kam qenë në Florida dhe në maj 2011,tregimin"Një puthje me krespodencë" e kam botuar,së pari në  Gazetën "Kritika" dhe botonte online, Zoti AGRON CAMI, të cilin gjej rastin ta përshëndes dhe t'i uroj, vetëm shëndet e gëzime,se,pas ca kohësh, e mbylli botimin Ka dhe cënime të tjera,por sa rëndësi ka. ME këtë titull si tek Gazeta Shqip, është botuar dhe tek "Panorama". Tregimi im është botuar në vitin 2011.

U dërgova protestën time  duke kërkuar shpjegime qoftë Stafit të Gazetës SHqip, por edhe Stafit të gazetës Panorama.

AS që e vunë ujtë në zjarr. Duke bërë këtë shkrim,jo vetëm i akuzoj të dy stafet e këtyre gazetave,por pres reflektimin e tyre. E di që as STAFi i gazetës "SHQIP" dhe as i gazetës "Panorama" nuk pyesin për protestën time, se në SHQIPËRI e ka marrë ferra uratën; se dinosaurët politikë e mediatikë as që pyesin as për ligje dhe as për etikë.  Më vjen ndërmend, i famshmi K.TH.SPIRI që mes qindrash batuta me qesh e ngjesh, njëra sikur është  balsam për shqetësimin tim:"... se këtu, në vendn tim, edhe "koqe" ka kuptim." E vetmja "hakmarrja ime" për ta, t'ua çjerrë maskën në media ku jam gjithmonë i pranishëm.

       Përparim   Hysi

                                      Tiranë, 22 qershor 2024

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page