top of page

“PËRMBYTJA” E VLORËS



Nga Luan Çipi




Thanë e thonë se u mbyt Vlora!

Jo, mor jo, llafe në erë,

Ranë ca shira e shkriu bora

Dhe tereni prap u shter.


U hapën dhjetëra puseta,

Kapakët u ngritën lartë,

U qëllua me shigjeta,

Hoqën me lopata baltë!


Nga veprimet Komunale,

Ujtë e tepërt shkoj në det!

Të pastrosh disa kanale,

Hidrovori, nis e flet.


Dolën në dritë bulevardet:

Vlorë–Skelë, “Transballkanike”,

Bukuri e rrallë rishfaqet,

Janë dy motra simpatike.



Anash pemë e trotuarë,

Biçiklat, linjë më vete,

Ecje e lirë për udhëtarë,

Vënde parkimi për mjete.


Të dy rrugët drejt një pike

Takohen në “Lungomare”,

Zbret aty, thua: u linde,

Në qiell hapen dritare.


Bukuri, që derdhet lumë,

Gjen qetsinë dhe të vërtetën.

Nuk ke pse kërkon më shumë,

Shend e gaz, shijoje jetën!


Tiranë, më 15 Mars 2021


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page