PËRMBLEDHJE PËR GJUHËN SHQIPE



NJE=ORIGJINA E GJUHES SHQIPE SIPAS VATIKANIT

ARQILE V GJATA

Në vitet 1600-‘700 janë përgatitur 206 shqiptarë në studimin e shqipes në Kolegjin Ilirik të Loretos dhe të Fermos në Itali, i cili qëndroi i hapur deri në vitin 1746. “Arbënor i dashur, këtë gramatikën e shkrova për zotninë tënde”…

Edhe sot pas 4 shekujsh, kjo e shkruar e Andrea Bogdanit, që la amanet botimin e gramatikës shqipe, mund të transkriptohet lehtë në gjuhën e sotme shqipe. Janë qindra si këto dokumente që plotësojnë hendekun e atyre pseve për mungesën e shkrimit shqip gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Për studiuesin Mark Palnikaj është fakt që në pesë shekuj shkollat dhe gjuha shqipe janë në një vijimësi të pandërprerë.

Ai argumenton me një seri dokumentesh në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” vijimësinë e tyre gjatë pesë shekujve nën sundimin osman, deri në 1905-n- kur u mor vendimi për çeljen e shkollave tërësisht në gjuhën shqipe.

Osmanët e luftonin gjuhën dhe shkollën shqipe, por shqiptarët sakrifikuan dhe i mbajtën gjallë, duke u bërë ruajtës të identitetit tonë. Mark Palnikaj është aq entuziast pas zbulimit të çdo dokumenti që flet për çelje të shkollave shqipe që nga Shkodra, në Shkup, në Mal të Zi e deri në Prevezë; nga ‘500-a në ‘600-n e nga ‘700-a, në ‘800-n e 900-n. Por, dje, duke përshëndetur nga Vatikani, ku po kërkon arkiva të reja Mark Palnikaj tha:

“Kam gjetur plot gjëra, por këtë herë jam mërzitur… sesa pak dimë për historinë tonë”. Ndërsa në intervistën për Shqiptaren, ai rrëfen për dokumente e shkolla të njohura e të panjohura, duke na tërhequr fort vëmendjen e duke e plotësuar mozaikun e njohurive mbi këtë temë.

-Zoti Palnikaj, ju shkoni shpesh në Arkivat e Vatikanit, e sot që po flasim jeni aty. Përveç dokumenteve në latinisht që lidhen me historinë tonë, ju nuk reshtni së reklamuari zbulimet e dhjetëra dokumenteve të shkruara në gjuhën shqipe përgjatë shekujve, nga 1500-a deri në fundin e 1800-s. Çfarë rëndësie historike kanë dokumentet e zbuluar.


KATER=SHTOJCË...


-Anna Comnena te Aleksia, vell i dyt, Bonnae, 1839 fq 199. Lipsiae (Teubner) 1884

‘’τασ περι τυ Αρβανον ανατεθεικει κλεισσυρασ ‘’

Faqe 200 ‘’ tiva tωv ομορουvτωv τω Αρβαvω πολιχvια… τας του Αρβανου ατραπους’’

Ju dha Arvanitasve ngushtica.


1 - Ju dha Arvanitasve ngushtica.

………….

2-Mixail Attaliati te Istoria 1034- 1079 që u bë i njohur aty nga viti 1081 shkruan: “ …ειχε γαρ και Ρωμαιων πολλων στρατιωτικων, Βουλγαρων τε και Αρβανιτων» Istoria 1853 Bonni fq 297

Kishte një shumicë të madhe ushtarësh Romake, Bullgarë dhe Arvanitas.

2 - Kishte një shumicë të madhe ushtarësh Romake, Bullgarë dhe Arvanitas.


3-Gati një shekull më vonë Jorgo Akropoliti kronikografos shkruan: To “ Αρβανον εξετεινετο ΒΔ τις περιοχης του Δυρραχιου, κεντρον δεαυτου αςτικον, διοικητικον και εκκληςσιαστικον ησαν αι Κροαι ( Κruja ) Enciklopedia greke Papirus- Larus


3–Ai përmend për herë të parë ndoshta pas Ptolemeut emrin Aλβανον και Αλβανιτες

Emri Αρβωνιτισ përmendet për herë të parë që në shekullin e 6 pas krishtit tek Historia e Stefan Bizantinit I cili duhet më vonë gati shekulli i 11 të ketë marë formën Aρβανιτισ pas krishtit.

Dyndjet Arbërore në Greqi


Dyndje duhet të ketë patur në drejtim të greqisë që në periudhën e pushtimit bullgar sidomos në vitet 800- 1100 deri në fund të shekullit të 13 e më pas me S. Nemenë. Këtë e kanë vertetuar gjetje arkeologjike të cilat përmenden nga Albanologët shqipëtarë e të huaj kohe që lidhet dhe me cilësimin e emrir Arbër nga Anna Komnena e para saj Mikail Attailiati.

Periudha e dytë nis me fuqizimin e pushtetit të Stefan Nemesë e përdorimin e dhunës ndaj arbërorve. Kjo duket te tatimet e vëna ndaj tyre. Që nga shekulli i 8- 11 lëvizjet janë sporadike sipas K B. Karastathis

Shuflai- Povijest sjevemih Arbanasa, Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju 2, 192- 242 e tjera brenda librit.

Perudha e tretë- Periudha e sundimit të Stefan Dushanit.