PËRKUSHTOHUNI VETES


ZYBA HYSEN HYSA: SHQIPTARË! PËRKUSHTOHUNI VETES DUKE RUAJTUR GJUHËN, KULTURËN DHE DASHURINË PËR NJËRI - TJETRIT...


Problemi i shqiptarëve përherë ka qenë në pozicionin e fabulës "Ujku dhe qingji", ku ujku pinte ujë më lart përroit dhe i hakërrehej qingjit: "Pse turbullon ujin!" ndaj duke e njohur futyrën e pafytyrë të barbarit serb, duhet të mos u japim, jo shkak, por as shkak pa shkak!

Nëse do kthehemi pas, qysh kur na u bënë "pjesë" barbarët, ne i pritëm sipas traditës, themi ne, por ne i pritëm, sipas shpirtit tonë hyjnor, të cilin paraardhësit tanë e hodhën në letër e formuan Shkrimet e Shenjta, por më bukur sesa e shpreh Konica: "Hapi derën e shtëpisë një serbi dhe ditën tjetër ai do të kërkojë gjysmën e saj, sikur e ka të vetën, ndërsa të pasnesërmen ai do të përpiqet të të flakë nga dritarja e shtëpisë sate, sikur ti je ai që ke hyrë me zor"

Kjo mënyrë sjellje është parimi bazë i fesë së tyre ortodokse sllave, saqë vetë Rusia e ka praktikën e saj me thënien: "E imja është e imja, jotja e diskutueshme, por qeshë unë i zoti e marr!" Mirëpo, duke qëndruar me shekuj dy popuj afër dhe fatkeqësisht në bashkëjetesë me njëri - tjetrin e pse e dinë egërsinë dhe pabesinë serbe, shqiptarët ende besojnë në fisnikërinë e tyre, duke qenë kritikë me serbët, por aspak të vemendshëm për t'i paraprirë së keqes.

Një popull që vë kokën në jastëk e nuk mendon për kënaqësinë e veta me punën e vet, por mendon sesi do e vjedhë, plaçkisë, apo vrasë tjetrin për të marrë të mirat materiale për jetën, sigurisht që mëngjesi do e gjejë në veprim për të realizuar çka mendoN në darkë.

Themi që kohët kanë ndryshuar, por sado shekuj të kalojnë, gjarpëri mbetet po gjarpër dhe serbi mbetet po serb, ndaj nuk janë shqiptarët fajtorë për këtë, por as serbët, jemi dy popuj që ndryshojmë diametrikisht: shqiptarët fisnikë dhe bujarë, serbët barbarë dhe plaçkitës, ndaj për normalizimin e marrëdhënieve të këtyre dy popujve, përveçse një trysni e madhe nga politika botërore, për të vendosur ligje të forta, me kusht që nëse shkilen, të mbledhin plaçkat e të shkojnë andej nga kanë ardhur!

Asnjë fjalë, asnjë takim, asnjë marrëveshje, serbët nuk bëjnë kurrë në përfitim të shqiptarëve, qofshin këto përfitime të ligjëshme, apo elementare, sepse barbari siç e thashë më lart, vë kokën në jastëk dhe këto gjëra mendon, ndaj të gjitha marrëveshjet mes shqiptarëve dhe serbëve, asnjëherë nuk u bëhet publike përmbajtaja e tyre, përveçse tymnaja politike që ngjasojnë me hajdutin që hedh qenit të stanit një kockë tutje dhe vjedh gjithë tufën...

Më duhet ta përmend, se e vetmja marrëveshje publike mes shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë, ka qenë ajo e Ëashingtonit, por për çudinë e radhës, kryeministri VV, nuk e pranon, kjo se cënohen pak interest serbe dhe për ironi të fatit, ai kryeministër, tregohet partiot duke recituar slloganet shekullore për Bashkim Kombëtar!

Ne, shqiptarët, të vendosur në këto troje të begata duhet të ishim vendi më i pasur i botës: do fusha, ka, do male, ka, do lumenj, ka, do liqenë, ka, do dete, ka, do intelektualë të mirfilltë, ka pasur dhe ka, por çfarë nuk ka atëherë që kemi mbetur kështu!?

Nuk ka shtet shqiptar! Vërtet janë 2 shtete fantazmë, si pashallëqet e Perandorisë Osmane që kënaqnin epshin e parasë së disa kriminelëve të shqiptarizuar me kohë, duke u lënë atyre të gjitha kopetencat si në një shtet autonom, që me popullin kishte të drejtë të bënte një mijë e një të zeza për të fituar, pa i kthyer popullit asgjë, përveçse varfërisë, derisa mbusheshin me thesare, atëherë u prisnin kokën dhe i merrte pasuritë perandoria të gatëshme, ashtu siç po veprohet tani në Kosovë e Shqipëri nga ndërkombëtarët, me anë të gjykatës speciale në Kosovë dhe me anë të SPAK – ut në Shqipëri!

Asnjëherë "shteti ynë" nuk mban përgjegjësi për shtetin, kështu populli mbetet përherë në mëshirë të fatit! Vinin pushtuesit, ikte mbreti bashkë me pasurinë e grabitur dhe jetonte si mbret jashtë shtetit, populli në mëshirën e fatit, kurse sot ndërrimi bëhet "me votime" paqësisht: mbushet njëri, ose ikën, ose qëndron si pasha në Shqipëri e pse ka kryer krime monstruoze ndaj popullit, se ata që e marrin do vazhdojnë udhën e atij që e la dhe mbrojnë njëri - tjetrin dhe të gjithë hanë nga krahët e një populli punëtor, por të pa krah!!!

Secili kur hypën në pushtet shprehet: "Arka e shteti zero!" Iku Zogu, zero, iku Ramizi, zero, e besoj edhe kur të ikë "Baba i Ballkanit" po iku, por ka gjasa ta shpallë veten mbret, se politika e tij, i ngjanë “Babës së Diktaturës" - fjalë mirë dhe gishtin... prapë Arka e shtetit, zero! Po si nuk u arrestua një nga këta banditë, se nuk më bën goja tu them udhëheqës! Kush do i arrestojë! Njëri - tjerin, jo! Ndërkombëtarët i arrestojnë për t’u marrë të vjelat e radhës në Hagë, apo gjetkë, kur të ketë radhën për t’i marrë! Ne gëzohemi, se bota po merr hakun tonë, jo, po merr pasuritë tona, gjakun dhe djersën e popullit!

E bëra këtë rezyme të shkurtër, për të tërhequr vemendjen popullit që "hidhen pa..." në debate rreth një këngëtari serb, por nëse i bëjmë ADN, ai mund të jetë i racës sonë të herëshme, por që është bërë i famshëm, vetëm duke i bërë pas politikës kriminale të serbisë, ashtu siç ka bërë Ismail Kadare me kompani dhe Qose me kompani duke u bërë palë me diktatorët, por kur u thua që këta janë të barasvlefshëm me këtë këngëtar, të nxirren sytë, ndaj mbylleni atë gojë, se përderisa nuk jeni të zot, të keni shtetin tuaj, bota do bëjë si t'i dojë qejfi. Edhe nëse e bojkotoni festën, kujt u prish puna, këngëtari e ka marrë çekun qysh kur pranoi të vinte nga taksat tuaja! Kësaj i thonë: Puno fatkeqë, ha barkdreq!

Në themi kemi shtet, po cfarë shteti kemi, kur trojet tona janë të pushtuara nga maqedonët, serbët, grekët, italianët....?

Rrënjoseni mirë në mendje: Shtet ke kur brenda kufijëve janë të gjitha trojet tona, kjo nuk ka ndodhur, ndaj kujdesuni për familjet tuaja, për gjakun dhe gjuhën tuaj, se kjo baticë e gjatë, duan, apo s'duan fqinjët tanë, do vijë një ditë dhe do nisë zbatica e do shkojë “Fija në lëmshin e vet”, - thotë populli ynë!

Këtë e mbështes në faktin, se në shtetet fqinjë po dynden shumë shqiptarë dhe serbët, grekët dhe maqedonasit do të mbeten pakicë...

Nuk harroj një isha nxënësin tim që, kur u kthye nga Greqia më tha:

- Profesore, në Kretë flitet vetëm shqip, duket sikur shqiptarët e kanë pushtuar Greqinë!

- Jo! Shqiptarët nuk e kanë pushtuar Greqinë, ata kanë shkuar në trojet e veta!

Durim, zgjuarsi, përkushtim ndaj vetes duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe dashurinë mes njëri - tjetrit!!

Vetëm kështu nuk zgjojmë epshet barbarit, se pak ta ngacmosh zgjohen epshet e gjakut! HITORIA TREGON, SE AQ HERË QË KEMI RRËMBYER ARMËT, SHKOPI I DIRIGJENTIT NDËRKOMBËTAR KA SHKËPUTUR NGA NJË COPË SHQIPËRI PËR MINOTAURIN SERB, GREK, MAQEDONAS DHE KA VARROSUR MË TË MIRËT BIJ!

TIRANË, MË 9 GUSHT 2021