Përkthimi gojor dhe kultura e popujve





Për shkak të natyrës së profesionit të vet, përkthyesi gojor, përveç zotërimit deri në përsosmëri të gjuhës amtare dhe të gjuhës në të cilën përkthen, duhet të jetë i pajisur me njohuri enciklopedike nga shumë fusha të dijes, me qëllim që të mos i lejojë vetes të ndodhet para situatash të papritura dhe të zihet gafil. Në të njëjtën kohë, ai duhet të studiojë me imtësi kulurën e popullit, në gjuhën e të cilit përkthen, kulturë kjo, e cila është e pasqyruar në doket dhe zakonet, në folklorin dhe humorin e tij, në mënyrën e të menduarit, në formimin e tij psikologjik, në fondin e proverbave dhe të fjalëve të urta, të cilat përcjellin ecurinë e etapave të zhvillimit të tij në rrjedhat e historisë. Ai duhet të njohë mirë heronjtë e tij kombëtarë, simbolet kombëtare, datat e shënuara në historinë e tij dhe festat zyrtare.

Përkthyesja e shquar amerikane Lin Vison (Lynn Visson - 1945),