PËRJETIME TE ARTISTES VLONJATE LAVDIE BISHA,
NË NJË LIBËR ME KUJTIME
Nga Luan Çipi
Lavdie Bisha, artistja vlonjate e teatrit dhe kinematografisë, më ka tërhequr dukshëm vëmendjen, me botimin e librit të saj, që e titullon “Vaçe Zela, je lulja më e bukur e jetës”, por që në fakt, veç Vaçes, shkruan me mjaftë dashuri e respekt dhe për Kadri Roshin, si dhe për dhjetëra artistë shqiptarë, kryesisht vlonjatë, si dhe për veprimtarinë e saj, qysh nga lindja, në emigrim e deri në ditët e sotme.
E lindur më 11 tetor 1943, në qytetin e Vlorës, në një familje të kamur e atdhetare, Lavdi Bisha, gjatë dhjetë vjeçarit 1957-1967, kreu Liceun Artistik dhe Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më pas punoi për 27 vjet si Aktore Profesioniste në teatrin “Petrotro Marko” të qytetit të Vlorës dhe pas vitit 1993 deri kohët e fundit, jetoi e punoi si emigrante dhe artiste kinemetografie në Greqi. Në qytetin e Vlorës nisi veprimtaria e saj e shquar teatrore, duke debutuar me të paktën, katër premiera në vit dhe po këtu, duke shfryzuar çdo ditë bukuritë e “Belvederes”, kalon këndshëm vitet e moshës së tretë.
Lavdies jetgjatë, i kujtohet si e para sprovë profesionale, pjesa teatrale e I. Uruçit “Doktor Aleksi” dhe drama Kineze “Brezi i Ri” me regjizor Nazmi Bonjaku, ku së bashku me aktorin e famshëm, Albert Veria, mbanin rolet kryesore. Interpretime të tjera të rëndësishme në vite ishin rolet te drama “Rruga Budi”, “Doktor Aleksi”, “Brezi i RI”, “Fytyra e Dytë”, “Vëllezërit”, “Buka e Duarve Tona”, “Vite të Vështira”, “Na u rrit çupa”, “Kur vjen sezoni”, “Berberi i Sevilies”, “Revizori”, “Karavidhet”, “Sinqeriteti”, “Nëntori i Dytë”, “Lidhur si fishekë gjerdani”, “Sinjalii Kuq”, “Kristali Blu”, ”Luani i Shtëpisë”, etj.
Lavdie Bisha, në Teatrine Vlorës, kishte në krahë aktorë e bashkëpuntorë me shumë vlera si Gaqi Vishi, Leka Kruta, Qirjako Sava, Astrit Hasho, Zydi Kapo, Liza Laska, Vasillaq Godo, Ali Roshi, Vasil Beqari, Resmie Ruci, Fabit Beqiri, Adem Gjyzeli, Afërdita Tushe, H.Bendo, Agim Shuka, Bujar Asqeriu, Vangjel Panozaqi, Vladimir Halili, etj.
Gjatë periudhës së punës në Teatrin e Vlorës, artistja e talentuar Lavdie Bisha, është angazhuar dhe në Kinematografinë Shqiptare, duke u dalluar për cilësi aktrimi, thjeshtësi dhe origjinalitet, siç ndodhi në filmin “Kur zbardhi një ditë”.
Lavdie Bisha në Emigracion, nga Kinematografia Greke, u aktivizua me shumë sukses në filmat e prodhimit grek “Diell në Egje”, me regjizor Vasil Duro, në filmin “Udhëtim në Mitilini” të regjizorit Llaqi Papastadhiu dhe në filmin serial grek “Pallati”, të regjizorit Vasilis Thomapulos. Po kështu, po në Greqi, është aktivizuar nga teatri “Pleunies Apolles” për të interpretuar disa role.
Lavdie Bisha, në këtë libër autbiografik, qëndron gjatë dhe u kushton shumë kohë e dashuri disa prej miqve të saj të afërt shqiptarë dhe njëkohësisht artistë të shquar.
Ajo nderon shumë dhe në mënyrë të veçantë, me dashuri e pathos, artisten e madhe Vaçe Zela dhe vlerëson njëkohësht interpretin famoz, Kadri Roshi, me të cilët i kishte lidhur jeta studimore e artistike. Mandej, qysh në titull, librin e pagëzon me emrin e Vaçe Zelës. Vlonjatja Lavdie Bisha pati fatin e madh të ishte bashkëstudente në të njejtin kurs për aktrim dhe në të njejtën dhomë fjetjeje, me të madhen Vaçe Zela. Gjatë katër viteve, gjithandej ishin bashkë: Në shkollë, në mensë, në kinema e kudo. Udhëheqës artistk kishin profesor asistent Pandi Stillun dhe ndër pedagogët Kadri Roshin dhe Lazër Filipin.
Vaçja, thotë Lavdie Bisha, ishte shembull sjelljeje njerëzore në shoqëri e model qëndrimi në klasë. Ajo shkëlqente në të gjitha disiplinat. Vaçe Zela ishte e madhërishme si këngëtare, por dhe mjaftë e talentuar dhe dalluar edhe si aktore, si balerinë e vrapuese, si qitse, si hokatare e gazmore, si muzikante e kitariste e deri si piktore. Ta soditje nga afër, te Vaçe Zela rinore, do dalloje një tip çapkëneje, me trup të ngjeshur e të zhdërvjellët dhe me një fytyrë të freskët, gjithnjë pasionante e simpatike, gjithëherë gati për aksion, për veprime spontane e ngjarje të paprirtura.
Krahas mësimit në Institutin e Lartë të Arteve,Vaçja nisi të aktivizohet edhe si amatore në Estradën e Shtetit dhe shumë shpejt mori pjesë në “Festivalin e Këngës në Radio”, profesioniste në Estradën e Shtetit, po dhe ne Estradën e Ushtarit. Asaj i këndonte shpirti. Zëri i bukur meliodioz plotë ngjyra të ëmbëla fantastike, sikur i dilte natyrshëm melodioz nga gryka dhe buçiste larg tingëllueshëm në mjediset për rreth me shumë vlera artistike e muzikore. Ajo thoshte se zërin e bukur e kam trashëguar nga Maja ime.
Lavdie Bisha thotë për Vaçe Zelën se ‘’Zëri i saj brilant bënë të shpërthejnë buzëqeshjet, gëzimet, ndjenjat dhe emocionet. Ajo është padiskutim Mbretëresha e Këngs Shqiptare, që si një film i gjatë muzikor, do të jetojë në shekuj. Këngët e kënduara prej saj: “Valsi Lumturisë”, “Për ty Atdhe”, “Fëmija i Parë”, “Djaloshi dhe Shiu”, “Sot jam 20 vjeç”, “Moj e bukura Shqipëri”, “Kur jamë pranë teje”, “Këngët e Vendit tim”, ”Gjyshja”, “Nënë e shumë moj, do pres gërshetin” , e shumë të tjera, kanë mbetur të bujshme përjetësisht në altarin e muzikës shqiptare. Këto arritje të pazakonta ishin se ajo përveç zërit brilant, punonte dhe studjonte shumë vazhdimisht, me këmëngulje, durim e zgjuarësi”.
Në librin e vetë autoboigrafik Lavdie Bisha vlerëson me objektivitet edhe mësuesin e saj të nderuar, artistin e popullit Kadri Roshi. Miqsia me të u forcua edhe në vitet e fundit të karieres së tij, kur artisti i madh punoi me të si bashkëaktor dhe regjizor në Teatrin Profesionist të Vlorës. Lavdia përmend me respekt porosinë këmbëngulëse të regjizorit dhe mësuesit të saj Kadri Roshi: “Djemo! Skena është si deti – kalbësirat i nxjerrë jashtë. Më parë duhet të jeni njerëz, pastaj artistë!”.
Fundi i librit i artistes vlonjate Lavdie Bisha, të kujton me respekt e dashuri miqtë
e saj te Teatrit të Vlorës, ku kaloi më shumë vite jete, bashkëpuntorët e saj në filmat e luajtur si emigrante në Greqi, pa harruar vitet plotë nostalgji e sukses të Liceut dhe Institutit në Tiranë, ku në epiqëndër vendoset mikja e saj e paharuar, për të dhe gjithë shqipëtarët, e madhja Vaçe Zela.
Nuk mund të harohet, te ky libër interesant, parathënia e shkrimtarit të shquar shqiptar Fatmir Terziu dhe redaktimi e bashkëpunimi i frytshëm me shkrimtarin vlonjat Arqile Gjata.
Vlorë, më 10 Shtator 2021
Comments