Përherë
Të bukurat ditë, të mirët mote, * Me mua qëndrojnë çdo çast, Me mua është dhe fytyra jote, Herë e ngrysur , herë në gaz.
Për karshi më rri në mëndje, Dhe vështrimin nuk ma ndanë, Çmallem me fytyrën tënde, Vjen si ëndërr në murlan.
Vjen si vjeshta me shpërthime, Vjen si dimri gjithë furtunë, Si pranvera, me gjerlbërime, Si behari, me vapë shumë.
Çmallem me fytyrën tënde, Ti vështrimin nuk ma ndanë, Ti tek mua rri në mendje, Të kam pranë edhe më pranë.
Delo Isufi
* mote – vite
Comments