top of page

Përgjigje për Prof. Eshref Ymeri


Nga Skënder Sadri KAPITI

I Nderuar Profesor Eshref Ymeri! E lexova une së bashku me familiarët e mi me mjaft interesim letren tuaj shkruar dhe adresuar per mua. Për këtë Ju shpreh mirënjohjen dhe respektin e veçantë dhe të paharruar. Vendosa që t’ua kthej publiksht këtë si një përgjigje të shkurtër te Gazeta Fjala e Lirë dhe te dritarja e intelektualëve të mirëfilltë shqiptar, te Gazeta “Fjala e Lirë” e Z. Fatmir Terziu i cili meriton një mirënjohje të veçantë jo vetëm si intelektual i shquar por edhe për atë mundësi të madhe komunikimi ndërintelektual që ai na ka mundësuar. Po Ju përgjigjem z. Profesor publikisht pasi në atë letër nuk flitej vetëm për mua por ajo ishte një dedikim dhe respekt që Ju u bëni gjithë intelektualëve dhe intelektualizmit patrotrik e nacionalist shqiptar. Në atë letrën Tuaj dhe jo vetëm në të, por ashtu sikurse në shumë shkrime Tuaja, Ju me talentin,dhuntinë dhe me perkushtimin intelektual serioz dhe maksimal Tuajin, Ju i nderuar Profesor i drejtoheni dhe shprehni edhe mirenjohje dhe inkurajoni gjithe intelektualet e vërtetë dhe patriotë shqiptarë që të angazhohen për çështjen kombëtare shqiptare në të dy shtetet shqiptare. I Nderuar Profesor! Falë teknologjisë së komunikimit e cila na mundëson që të lexojmë e të mësojmë aq shumë nga Ju si dhe nga disa akademikë të tjerë si Ju, pasi sa për mediat dhe për institucionet shtetërore në Shqipëri shumë të vërteta dhe gjëra të panjohura me rëndësi të jashtëzakomnshme kombëtare do të mbesnin nëpër sënduqet e errësirës dhe injorancës. Z. Profesor jo për kompliment, por Ju jeni pikë referimi dhe e shëmbullit më të mirë për frymëzimin dhe për edukimin patriotik e kombëtar të brezit të ri. I Nderuar Profesor janë të rrallë që individë të tillë, intelektualë dhe akademik të tillë si Ju që të gjëndet e të mishërohem: talenti dhe dhuntia intelektuale; guximi e përkushtimi patriotik e demokratik, modestia dhe madhësia e dlirësi shpirtërore. Kjo letra e Juaj drejtuar dhe adresuar për mua është një thirrje e Juaj që buron nga shpirti kombëtar i një shqiptari të madh e patriot drejtuar inteligjencës shqiptare që të shkundet dhe të dalë nga apatia e përgjumja; këte letrën Tuaj e shoh dhe e vlerësij edhe si thirrje për intelektualizmin shqiptar që ta vënë në përdorim forcën, mënçurinë dhe autoritetin për ta rrëzuar e rrënuar reputacinin, autoritetin dhe pushtetin e kësaj politike, të këtij pushteti dhe intelektualizmi mercenar, injorant e dështak që kanë kapur shtetin dhe shoqërinë shqiptare. I Nderuar Profesor Ju uroj shëndet dhe suksese. Me respekt e mirënjohje të thellë nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës




48 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page