top of page

Përditshmërinë...


Teuta Osmani

Në përditshmërinë e jetës sime Zakonisht jo të gjitha ditët i mbaj mend Ka hyrë si padashje dhe pakënaqësia Zhgënjimi, mërzitja, abuza, dhe sfida nga të tjerë...

Por, çfarë e ka bërë jetën time të përditshme? Sigurisht nuk jam psikologë, por di të jap përgjigje "Gjithcka që më shtrohet përpara e me të mirat e të ligat Ku ndonjëherë pa të zezën si mund të dallonin të bardhën?!" Pra, natën nga dita, diellin nga Hëna, në kohëra të mira e të nxira?

Thjesht unë sot i bëra një grafik mendjes sime qe është thurur si hoje bletë Nga kujtimet, shkrimet, fotot, vidjot, poezitë Se jeta ime qenka kaq e mbushur me plot ngjyra pranverore Plot Diell, e yje, ëndrra e zgjime Me shpresën se çdo mëngjes do ngrihem të shoh Diell Dielli që më jep jetë, dritë, syve e mendjes Shpirtit dhe trupit, bukurisë sime dhe flokëve Diell, miq e mikesha është jeta ime e më parë e sot e nesër Ku asnjëherë nuk duhet t'i përkulemi pandemise Apo reshjeve, dëborës, stuhive, apo dhe reve që nxijnë blunë qiellore... Unë pra i dhashë përgjigjen jetës sime Po ju...?!

Teuta Osmani

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page