
Përballë liqenit
(poezi)
Nga Përparim Hysi Shoh liqenin:ngashërehet, ndër kallama klith një krillë Përparimi po dëfrehet,verë rubini duke pirë! Gotat një nga një i kthej,për meze kam koran Ndërsa sytë ia mbërthej një mikeje që kam pranë E kam pranë,pra përballë dhe mysafire unë e ftoj Ajo vjen me ngadalë(fati i madh:që pranoi) Verën e dërgoi në bark,por ajo më shkon në kokë
E "nxit" miken pak nga pak,dhe me të dehemi tok
Hajde,- unë i them asaj,- dhe në prehërin tim m'u ul Në s'pranon, e ke kollaj: se me forcë nuk këmbëngul. Pse çuditi?Kam lajthitur:unë tani jam sarhosh Sa shoh miken syndritur, zë e hiqem"bukurosh"?!!! Bukurosh më bëri pija, se jam dehur e bërë xurxull Dhe më duket tani mikja,nga gjithë femrat më e bukur I them mikes që kam pranë:-Ku më dole ti përpara? Por ajo është bërë duman,edhe zumë retë e bardha.
Pogradec,14 gusht 2000
Comments