
Ime shoqe po vendoste diçka pranë valixhes mbi ndenjëset tona, teksa unë, isha spostuar tashmë te vëndi i tretë. Në çast mbërrijti edhe pasagjerja që kishte ulësen pranë dritares së avionit. Ishim në Athinë dhe do të udhëtonim për në Tiranë. E porsa'ardhura la në hapsirën përbri valixhen e saj dhe e bindur që ne ishin çift, tha me mirësjellje:
- Bileta ime është te vëndi shumë i parapëlqyer, në cep. Por mua s'më prish punë të ulem edhe këtu në krye. Për më tepër se jeni disi të moshuar.
Tha kështu dhe e bindur për dakortësinë tonë, ashtu bëri. Unë u sistemova pranë dritares. Vajza, për moshën e saj, mund të barazohej me nipërit e mbesat tona, Prandaj edhe sjellja e saj ndaj nesh, ngjasonte me komshien e mirë të lagjes që kujdesat për dy të moshuar.
Ndërkaq, unë i shpenguar dhe shpërfillës si gjithmonë, shtrëngova rrypin e sigurisë dhe hapa tabletin. Mbas pak avioni, si mori vrullin e duhur, ngrihet Edhe e sapoardhura, nisi t'i shfletojë bashkëshortes sime, aspekte të gëzuara në jetën e saj. Për më tepër se jetonte tashmë në një hyrje në lagjen e lakmuar te Kodra e Diellit, në Tiranë. Dukej mjaft e kënaqur nga fati dhe jeta. Ime shoqe, ndonëse fjalëpakët, kisha bindjen se e dëgjonte e përqëndruar nën një miratim intesiv dhe të etur ndaj bisedës. Sepse kërkonte vazhdimisht që në raste të ngjajshme të përligjte shpërfilljen time.
Duhet të kishim fluturuar goxha kur stuardeska nisi të shpërndajë ca formularë për coronovidin. Banorja e lagjes Kodra e Diellit, e plotësoi sakaq fletën e saj dhe instiktivisht ia mori nga dora formularin gruas sime në krah, plotësisht e sigurt që e ndihmonte atë. E mbase edhe dyshuese nëse do të qe në gjëndje të kuptonte çfarë kërkonte modelari. Sa për mua, do të mjaftonte apatia ime, që dyshimi i banores së lagjes Kodra e Diellit, të kthehej në bindje. Kjo më cingriste disi mua që të vija buzën në gas. Por nga ana tjetër, këtu niste edhe skicimi si fillesë e një tregimi. Detajet e tij, po shtoheshin dalëngadalë nga komshia jonë kujdestare.
Shikoni!
Ajo e plotësoi shpejt e shpejt formularin e time shoqe dhe zgjati dorën te tavalinëza ime.. E plotësoi edhe këtë dhe pyeti gruan për emrin tim. Kur e dëgjoi, iu duk emër i njohur, por nuk i kujtohej ku e kishte hasur
E mbushi edhe këtë dhe e zgjati dorën të m'a dorëzonte mua përpara se të mbrinte stuardeska e cila po mbëlidhte tashmë formularët e shpërndarë. Atë çast, unë po lexoja një tregim të sapobotuar në portalin "Fjala e lirë.com". Titullohej "Enigma e një romance Orientale".
Vajza nxorri nga çantëza e vogël e saj, celularin dhe si rregjistroi këtë titull e befasuar, pa edhe fotografinë time.
Kur erdhi stuardeska të mbëlidhte formularët, vajza me banim te Kodra e diellit në Tiranë e hutuar u ngrijt. Uli valixhen e saj dhe u bë gati të largohej sapo të niste zbritja. Befas ajo kujtohet për diçka dhe pyeti timeshoqe:
-Valixhja me fjongo të kuqe-përbri, është e juaja?
-Sigurisht.
- Atëhere po jua ul.
- Faleminderit.
Ne u ngrijtëm.
Veshën edhe xhaketat dhe kur u bëmë gati të zbrisnin, nuk e pamë vajzën që duhet të ishte përpara nesh. Ndërkaq, unë vura rè se qe hapur edhe porta e pasme e avionit. Kur zbritën shkallët një erë tejet e fortë i detyronte pasagjerët të mbaheshin fort pas hekurave. Vajzën që banonte te Kodra e Diellit në Tiranë, nuk e pamë më. Mua, gjithmonë e më shumë më nënshtronte bindja se kujdestaria ndaj nesh për vajzën, ishte një keqkuptim dhe se ajo pikërisht për këtë, ndjehej jo mirë.
Sa na takon neve, në kujtesën tonë do të mbetet përherë ajo vajza e shkathët e kënaqur për fatin e saj si banore në lagjen Kodra e Diellit në Tiranë dashamire ndaj moshës së tretë dhe gatëshme për t'iu ndodhur në krah.
Unë harrova të nënvizoja që në krye se në Tiranë do të vinin nga Gjeneva edhe fëmijët e mi për të më festuar tetëdhjetëvjetorin e lindjes Ky jubile, nisi në këtë fluturim me vajzën si komshien e lagjes te Kodra e Diellit.
P.S.
Do të më gëzonte shumë fakti që rastësisht këtë tregim të shkurtër t'a lexonte vajza me banim te Kodra e Diellit, dhe do të lumturohesha po të vinte një shënim në fund të tregimit.
‐----------------
Sotir Athanasi
Athinë! Nëntor 2021