top of page

PËR TY VLORË


PËR TY VLORË!!!\

FJALË ZËMRE PËR VLORËN TONË TË DASHUR!

KËTË VIT NUK I VAJTËM DOTË!...


Kur ika nga Vlora

e kyça detin në gjoksin tim,

të mos i dëgjoheshin jashtë meje rënkimet.

Kur më merr malli për të

shtrydh gjoksin

t’ia dëgjoj këngët e fëmijërisë.”

Nga vëllimi poetik Gratë e poetëve” 2009

***

Eshtrat m’i mbillni buzë detit,

…i bukur do ishte varri im!!

Të gjithë kemi harruar të qajmë,

m’i vodhën lotët

njerëzit e tokës time.

***

Nëpër duar

më ka filluar t’më vdes koha.

Me krahë të hedhur mbi dritën e njohjes

pashë veten time aq të vogël,

sa një fije kashte.

***

M’u kujtua ikja e yjeve

nga frika e mureve të ftohtë,

për vajzën e bukur, që iku...

pa kthyer kokën pas


DUA TË FLAS ME TY VLORË!!!

Dua të flas me ty Vlorë,

po mendoj...

të ngjisë shkallët e rivjerës

të t’vi pranë përsëri me puthjen e memories

të pështillem me erën e detit,

syri i diellit të më shuaj mallin

për fëmijët e lagjeve ku kam fjetur

të mbytem në aromën e luleve të limonit.

***

Shfletoheni Vlorën!...

Do gjeni madhështi, emra stërgjyshësh

e shumë varre të dashuruarish që nuk vdesin.

Shekujve t’u përkulemi,

t’i pikturojmë!

Ato shpesh marrinë flakë

e sytë kureshtarë të kohës

pëshpërijnë nëpër ullishte

dhe rrugët këndojnë këngët e agrumeve,

vajzat dhe djemtë e tu bukurinë

tënde mbajnë nëpër duar,

poetët po mbiellin pisha

të mposhtin druvarët

dhe unë po shkruaj letrën e dashurisë

qytetit tim...!

*nga vëllimi poetik, “Kur thinjet deti”!

Shkurt 2014

Nga Arqile V.Gjata



25 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page