top of page

PËR TY

  • Jul 6, 2023
  • 1 min read

AVDUSH CANAJ


PËR TY Për ty i bie detit skaj me skaj e s`lodhem. Për ty ngas biçkletën si era këmbësoreve të reve. Te shtëpi e diellit shkoj , të shoh si e zë gjumi. Jashtëtokësorët i thërras në telefon për një lojë me muzikë dritash për ty. Edhe pas atij mali fluturoj, edhe përtej asaj kodre, lulen shqiponjë ta sjell të të rrëfej përralla arbërie. Zogëz e këngës.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page