top of page

PËR TY



Për Ty e shkrova këtë libër me poezi, Nuk gjeta dot dhuratë më të bukur Ti më fale një qiell me lumturi Stinët kur s'lodheshim duke u puthur.


Për Ty e treta shpirtin tim në letër, Mbushur me këngët e zemrës Për Ty moj mike, e për kë tjetër, E ndava përgjysmë dhe ëndrrën.


Për Ty i rrëzova yjet mbi lëndinë, I mblodha me duar, si luledele. Për Ty djersita mbi vargjet me rimë Dhe t'i lidha mbi flokë si kordele,


Kam gdhirë netë me yjet dhe Hënën, Ah, sa xheloz ishin për ne të dy Por, të betohem: Për atë ëndërr, Asnjë s'kam dashur më shumë se Ti.


Për Ty i mbusha gjithë detet me bojë, Si penë, krahun e njomë të një blete Për Ty këto vargje i bëra me gojë, Nga shpirti u fala diellin e një jete.

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page