PËR TË QESHUR
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 20, 2022
- 1 min read

Tash që fitoi MESI Mua më iku stresi DHe erdhi mëngjesi Me"xixa" më ndezi.
AS kam më tension Mbushur emocion Frymën drejt në klub, Dua të bëhem "thumb".
Thumb veç një kafe Bëhem "thumb" me llafe Ishte penallti,s'ishte penallti? Harron 80-vjeçari që nuk është i ri.
Harruam një çast hallet I kemi sa malet Por aty,në klub, Halleve u dhamë fund.
Vjershën e shkrova Për t'u përshëndetur A nuk kemi nevojë Pak,për të qeshur?
Tiranë,20 dhjetor 2022
Comments