Për shqiptarët


Turqia dhe Erdogan nuk ndërtojnë Spitalin modern dhe 500 shtëpi për E. Ramën por për shqiptarët

Nga Skënder Sadri KAPITI

Dje u inagurua në Fier Spitali modern i cili është financim 70 milion euro nga shteti dhe qeveria turke. Erdogan realizoi dhe e mbajti fjalen dhe brënda një kohe rekord shqiptaret tani kanë në shërbim të tyre një spital modern.

Nuk erdhi Erdogan për të bërë reklamë e as dukje pompoze me rastin e inagurimit dhe as nuk e mbështeti Edi Ramën as edhe nje fjalë për fushatë elektorale siç iu turrën dhe e akuzuan ca opozitarë e sidomos turkofobët shqiptarë.

Po kështu ishte po Erdogan dhe Turqia të cilët ishin të parët që iu gjënden shqiptarëve në ditët e vështira të tërmetit që goditi Shqipërinë në Nëntor të vitit 2019, dhe po Turqia është ajo e cila po ia ndryshon pamjen Laçit me ndërtimin e 500 apartamenteve të strehimit atyre që ua rrënoi shtëpitë tërmeti, në një kohë kur vetë Turqia është goditur rëndë nga një sërë tërmetesh.

Këto shtëpi Erdogan dhe Turqia po i ndërtojnë për shqiptarët dhe jo për shtetarët që kanë pushtetin aktualisht në Shqipëri, pasi edhe ndërtimi i tyre përfundon në Gusht, pra 4 muaj pas zgjedhjeve të 25 Prillit, dhe ato do të përfundojnë si ta fitojë pushtetin Rama , e po ashtu edhe si ta fitojë Lulzim Basha.

Po kështu Turqia ishte edhe i pari shtet që iu gjend pranë shqiptarëve në ditët kur shpërtheu pandamia e koronavirusit në Shqipëri.

U ndala sot vetëm në këto, pasi ka me dhjetra e dhjetra të tjera fakte të ndihmës miqësore e vëllazërore që ka kontribuar e akorduar Turqia në ditët më të vështira në ndihmë e në përkrahje të shqiptarëve, pa marrë parasysh se cila parti apo qeverisje e djathtë apo e majtë ka qenë në pushtet në Shqipëri.Faleminderit Turqia dhe Presidenti Erdogan

42 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif