top of page

PËR PYETJET...


PËR PYETJET E SITUATAVE TË VËSHTIRA

NDËRSHEKULLORE TË SHQIPTARËVE


Mendoj se nuk duhet të shtrohen pyetje të natyrës: "Pse shqiptarët në Ballkan mbeten të fundit në çdo zhvillim"?

Kjo mënyrë për shtrimin e gjetjes së shkaqeve që na kanë çuar në derexhenë e trajtimit në fund të "listës", nuk është e saktë. Për mendimin tim pyetja duhet të shtrohet: "Pse të gjithë të tjerët në unison janë kundër nesh?".

Gjithëmonë ndeshemi me mendime ndër nesh, se situatat e vështira që ka kaluar dhe kalon shqiptarizama, ose më qartë pengesat në zhvillimin tonë, janë produkt, ose për fajet tona!. Sa mendije të sakta janë këto, do të njihemi me një shkrim të marrë nga interneti.

Të kuptohemi. Nuk shfajsoj fajet tona, sepse çdo e mirë apo e keqe, nuk vjen spontanisht, gjindet një e çarë sado e vogël dhe rrëkeja, bëhet virua, përrua, lumë dhe det. Si është e mundur që fqinjët tanë shkojnë nga shkojnë dhe përqëndrohen tek shigjetimet kundër nesh? Ku gabojmë ne? Dihet që mizat ngecin në mjaltë, gjithashtu dihet që edhe fluturat kur ndizen llampat (poçet) e dritave vërtiten rreth tyre deri sa edhe digjen. Në të dy rastet, mizat dhe fluturat flijohen. Kjo nuk ndodh me të tjerët që na ngjten ne. Përkundrazi e pësojmë ne! Mos vallë ndikon mëndjemadhësia, krenaria, apo dituria? Vërtet jemi protopopull, por duhet të dish ta mbash proton. Çdo kush në çdo aktivitet që del i parë, nëse nuk e vazhdon stërvitjen, apo provat, një tjetër e sposton.

Në këtë shkrim, do sjell për informim një dekret të sultan Hamitit I, kundër gjuhës shqipe.

"Sipas mediave të fqinjëve tanë, perandoria osmane, që mbajti të pushtuar për pesëqind vjet popullin shqiptar, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kulturës dhe gjuhës greke: Sulltani Abdul Hamidi I (1725-1789), pasi mori një thes me flori nxori “Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe". Ligji u lëshua nga sulltani i Perandorisë Osmane, më 31 Maj 1779, Abdul Hamid I (1725-1789).

Në ligj përcaktohej saktë, marrja në mbrojtje nga ana e turqve, e kulturës dhe gjuhës greke dhe përkundër saj, lufta dhe shfarosja e gjuhës shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki”, të vitit 1999. Dekretin e pasqyrojnë mediet greke më 1999-ën, bashkë dhe burimin e marrjes së floririt prej sulltanit Abdul Hamidit I".

Besoj qendrimi perandorak ndaj nesh, nuk ka nevojë për shtjellim. Por një gjë më duhet ta theksoj: Të tjerët ndaj të huajve të vendit të tyre, pranuan nënështrimin, ryshfetet, krushqitë që kanë çuar deri në tronditjet e identitetit; ndërsa ne, dihet kemi qenë dhe mbetemi kundër nënështrimit, ryshfeteve dhe servilizmit duke lidhur krushqira. Po, në disa situata tepër të veçanta, nisur nga qëndrimet besnike të ndonjë besimi fetar, gjatë mesjetës nëpërmjet emigrimit një pjesë e mirë këmbyen identitetin, duke i u nënështruar besimit fetar të vendut pritës. Rast i vetëm, me arësyetim kohor subjektiv, por me shpresë (bazuar në disa deklarime që po përshpejtohen) se kthjeillimi i qendrimit ndërmjet identitetit fetar me atë gjuhësor, traditave, zakoneve dhe vendit, do të realizohet ashtu siç e përcakton kombi shqiptar.

Fahri Dahri, Londër më 23/05/2022.-

18 views1 comment

1 Comment


fahri dahri
fahri dahri
May 23, 2022

Një koment për "Çështjen Çame", që thuhet se është biseduar sot në takimin e dy ministrave të jashtëm, shqiptar dhe grek:

"Qendrimi i shtetit grek ndaj "Çështjes Çame" dhe gjenocidit grek ndaj çamëve, dihet fare mirë. Ngritja këtij problemi herë pas here, kur dihet qendrimi i prerë negativ i palës greke, jo vetëm humbet vlerat, por favorizon largimin kohor. Në këto kushte, zgjidhja veç forcës, kërkohet duke ju drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, në mos dakortësi mes dy shteteve edhe vetëm nga shteti shqiptar. Mos harrohet kushti që në trupin gjykues të mos ketë anëtar me origjinë greke".

Fahri Dahri. Londër, më 23 maj 2022.-

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page