top of page

Për një qasje më objektive...


Për një qasje më objektive dhe më të plotë ndaj historisë

(Historinë nuk e shkruajnë politikanët, por studiuesit dhe historianët)


Nga Sakip Cami

Studiues


Mbas viteve 90 pati një sulm neveritës deri

edhe duke u vënë kazmën lapidarëve dhe memorialëve të LANÇ dhe të luftrave për liri dhe pavarësi të popullit shqiptar.

Sulmi fizik u shoqërua me një fushatë histerike mediatike kundër të kaluarës së shqiptarëve, veçanërisht ndaj luftës antifashiste e antinaziste.

Shqipëria u rendit në krahun e fitimtarëve të Luftës së dytë botërore, përkrah anglo-amerikanëve dhe Bashkimit Sovjetik dhe kjo renditje jo vetëm nuk vlerësohet nga disa politikanë e historianë servilë të politikës, por përkundrazi errësohet kjo periudhë.

Disa i mëshojnë fort tezës së luftës civile, a thua se nuk kishte forca pushtuese në Shqipëri dhe Shqiptarët nuk luftonin kundër pushtuesit por luftonin kundër njëri tjetrit për pushtet.

Lufta civile është nocion i vjetër sa vetë jeta. Çdo pushtues e përdor atë për ta patur më të lehtë pushtimin dhe sundimin. Por të renditesh në formacion me fashistët dhe nazistët kundër atyre që luftojnë për çlirim kombëtar do të thotë të jesh në vendin dhe kohën e gabuar.

Qënia në koalicionin antifashist e antinazist e Bashkimit Sovjetik përkrah ShBA dhe Anglisë nuk duhet të konfondohet me luftë politike, sepse kështu e menduan dhe vendosën angloamerikanët.

Lufta ndaj Bolshevizmit u përdor nga e djathta shqiptare, Balli Kombëtar dhe Legaliteti si arësye për të mos bashkëpunuar me Frontin Nacional Çlirimtar (që drejtohej në ilegaltet nga Partia Komuniste Shqiptare) dhe për tu përplasur me njëri tjetrin.

Sulmet ndaj LANÇ vazhduan dhe vazhdojnë ndaj dëshmorëve të rënë, pa menduar se sulmojnë shqiptarët që dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot.

LANÇ nuk duhet të konfondohet me të pastajmen që ndodhi pas marrjes së pushtetit nga komunistët.

Këtu është vija e kuqe ndarëse.

Nuk ishte në dëshirën e shqiptarëve të zgjidhnin me kë të qëndronin, me Lindjen apo me Perëndimin. Atë e vendosën fuqitë fituese të luftës sipas dëshirës së tyre.

Goditja e historisë është strategji dhe luftë sistematike e armiqve të shqiptarëve. Ne jemi populli më i lashtë në Europë, me kulturë dhe trashëgimi të trashëguar deri në ditët e sotme, por objekteve historike e kulturore po u vihet kazma nga bosët e ndërtimit për fitime personale me leje ose me indiferentizmin e institucioneve shtetërore.

Ku janë shtatoret e mbretërve ilirë ? Ku janë vendosur për tu vizituar nga të vegjëlit dhe të rinjtë ?

A ndodh kjo në shtetet e tjera fqinje dhe europiane ? Sigurisht që jo.

Kohët e fundit është vënë një dukuri e rivendosjes së memorialëve, por me mangësi të theksuara. Në këto memorialë nuk shkruhet data, emri i pushtuesit, emri

I dëshmorëve etj.,sikurse ndodhi në memorialin e Gjoricës ku në vend që të thuhet se këtu në Gjoricë të Dibrës në tetor 1844 malsorët dibranë u ndeshën dhe përzunë me turp forcat osmane të komanduara nga Hajredin Pasha, vendoset formula e betimit të Nandë Maleve të Dibrës në luftë kundër pushtuesit, bile harrohet edhe të shkruhet edhe një mal historik. Por Dibra është unitet i nandë maleve dhe krahinave të Topalltisë (Fushës dhe qytetit të Dibrës së

Madhe), krahinës së Gollobordës dhe Bajraqeve të Lurës.

Kjo ndodh, mendoj unë, për qëllime politike të ditës, për qëllime elektorale dhe për bashkëpunime ndërkombëtare me interesa të paqarta.

Më duhet të sqaroj se me dashje apo për injorancën e tyre konfondohet Perandoria Osmane me Turqinë e sotme, fashizmi me Italinë e sotme, nazizmi me Gjermaninë e sotme dhe në vend të fqinjësisë së mirë, herë herë ushqehet urrejtje, pa menduar se shqiptarët sot punojnë e jetojnë masivisht në këto vende.

Historia nuk mësohet në shkolla megjithse egziston si lëndë. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe që pashai pushtues Hajredin Pasha njihet si hero nga shumë shqiptarë deri edhe politikanë ligjvënës.

Politika ndërhyn kaq shumë në histori sa që krijon ndasi dhe megjithse është përcaktuar me ligj dita e çlirimit, të majtët e nderojnë me datën 29 nëntor dhe të djathtët më 28 nëntor.

Pas shkatrrimit të muzeve në vitin 1991, sot kemi shumë pak muzeume, kur do të ishte e nevojëshme dhe e mundëshme që

të kishim në çdo bashki.

Së fundi mendoj që në kuadrin e shkrimit të historisë nga IH dhe ASh tu kushtohet vendi i duhur disa betejave legjendare të shqiptarëve sikurse është ajo e luftës kundër Hajredin Pashës në tetor 1844 dhe të vendoset pika mbi I për debate të tilla se kur u çlirua Shqipëria, apo nëse shqiptarët gjatë Luftës së II Botërote bënë luftë me njëri tjetrin apo me pushtuesit nazifashistë, ndërkoha që Bota na ka renditur në krahun e fitimtarëve.

26 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page