PËR NjË COPË JETË...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 27, 2021
- 1 min read

Koha kalon fare pa u hetuar... rrjedh si uji i lumit për tek deti ecë veç përpara, pa u menduar na mbetet barë përmbi shpinë halli i mbijetesës dhe derti...
Edhe plakja duket hapur... mosha si metili jonxhën e ka kapur nga albumi i vjetër, ngjitur në fletë fotoja e zverdhur në kalim kohe të flet pa zë për një copë jetë...
© K. VELA
Comments