Për një çast... me motrat


Për një çast... me motrat


Shiu. I domosdoshmi qiellor kishte pasuar rënien e tij të lirë tek buzëqeshja që zbriste nga Baba Tomori. Në rrëzë të tij, Dielli siguronte gëzimin mbi mua, i relaksuar në hapësirën Natyrë të buzëqeshur diellore, ndërsa shirat e errëta, ogurzeza, por magjepsëse ishin larguar, duke u mbledhur së bashku në një këshill ujësish. E përsëri shi pas diellit.

Ndërsa filloi të lëshohet shiu litarësh, ndjej ende në sytë e mi të pikojnë pika të buta, të ngrohta dhe të vogla shiu. Vijëzat, tërhiqen butësisht, duke goditur pa kujdes tokën, duke e lagur atë në detyrën e tyre. Një herë në një kohë, ndërsa shiu merr fuqinë e tij, duke goditur tokën poshtë me më shumë shpejtësi dhe vrazhdësi në veprimin e ujta, Rrezet e dritës më të pastër, të dërguara nga dielli (ri)shkëlqyen mbi qiellin e errësuar, një ndjesi për ata që janë nervozë optikë, një ndjesi për syrin, që të shkëlqejë më shumë.

Pika të hijshme, të mbartura dhe të deformuara nga era madhështore. Krijonin një melodi të bukur në dritaren time, pasi ato fluturonin një nga një në tërësi. Tani ndërsa toka është fekonduar, jeta me siguri do të rritet nga rrezet e diellit. Ashtu si pikat e shiut i mbart era, mendja ime angazhohet me këtë skenë, më lejon të dashurohem me këtë tokë të bukur. Një shi i vogël nuk do të jetë shkaku i trishtimit, pasi me të vërtetë është një kujtesë e momenteve të dashurisë që e bën më të lehtë për të përcaktuar. Kështu që unë e mbaj shikimin nga dritarja dhe kënaqem me motin. Deri atëherë, qielli pastrohet dhe dielli shkëlqen përsëri. Për një çast harrova se isha duke eksploruar në këtë fotografi!

Dy motrat e mia, Flutura dhe Emrija, ekskluzivisht që kishin një tjetër sy pas meje. Natyrshëm një djalosh i përkëdhelur, nuk mund të linte „përkëdhelje“ për të tjerët, por thuhej që ky djalosh ishte mjaft i dashur me motrat e tij. Madje, në kohën që nëna ime punonte larg në Poliçan të Skraparit, dhe babai im ishte thuajse gjithë ditën në Zonën „D“ të Uzinës Sekrete që po ndërtohej, ku ne banonim atëherë, unë isha dhe kujdestar mjaft i mirë. Ndoshta mosha pesëvjeçare kishte filluar të më piqte më shumë dhe parakohe. Dhe ndërsa fotografi shkrepte për ditëlindjen time, e koha e fiksonte bardhë e zi në një fotografi që më kujton aq sa mundem në këtë kohë, ngjyrat thuajse i kam vendosur sikurse ishin veshjet tona të asaj dite në vitin 1969. Pas kësaj kujtoj dhe shoh se gjithnjë e pra dhe këtë hetë e kam pasur të dhuruar një lule në dorë.

26 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif