top of page

Për Musa Vyshkën

  • Dec 16, 2023
  • 1 min read

Xhelal Tosku

Për Musa Vyshkën


tani nuk ka më kurora me dafina

Musai e dinte

të vdesësh nuk është asgjë

të gjithë vdesin.

Musai e dinte

vdekja është të vdesësh pasi ke vdekur.

lamtumirë miku im

prej teje unë kam njohur karakaftet

dhe sa të kishin hije.

tani nuk ka më kurora me dafina.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page