Për më keq
Fatmir Terziu
Forca na ka rënë në gjunjë,
besimi na ka helmuar,
etja për pushtet na bëri të dobët,
të varur nga korrupsioni.
Sepse u braktisën ata që dëshironin
një të ardhme shpresëdhënëse.
Dhe në sofrën e shtruar gati
ulen:
të ftuar e të paftuar,
të heshtur e të maskuar,
të shtirur e të kamufluar,
të mekur e të hutuar…
dhe nesër:
prapë do të themi gabuam me këto zgjedhje
na shkoi pa u menduar mirë për dreq
akoma, e akoma më keq…
Forca na ka rënë në gjunjë,
besimi na ka helmuar,
një ndjesi dridhjeje,
këmbët e bukura dhe të vogla të gjata kërcejnë lart,
në tavan,
duke pritur errësirën e mbuluar,
në mënyrë që të gjuajnë dëmtuesit e vegjël,
me një rrjetë rezistente.
U kap pyesin sytë?
U realizua…
Dhe mendja fluturon…ikën
arratiset e vetmuar
Sepse i braktisim ende ata që dëshironin
një të ardhme shpresëdhënëse.
Me te lumte i nderuari Fatmir Teziu, me kete Fjale poetike, *skice* po e quaj, per problemin qe trajtoni, qe eshte me problematiku i kohes qe jetojme. Them kopetentet..te mos ndrejne duart deri ne fund, terheqien nga e verteta, eshte URTPi i Kohes. Jueve ju pergezoj sa prashtroni me kete*Fjale poetike*.
Një poezi që tregon për pasojat psikologjike të përsëritjes së përjetshme, prej zërit të padëgjuar të vetëdijes sonë. E sjellë me dhimbje ndaj një realiteti te hidhur te tejzgjatur! Suksese z. Fatmir Terziu!