Për librin me lirika...


Miho Gjini "Mjeshtër i Madh"

PARATHENIE:

Për librin me lirika "Erërat e ngrohta të dashurisë" të Mentor Serjanit.

E lexon këtë libër me poezi dhe të shfaqet menjëherë fshati "ku i ka lerë koka" këtij njeriu që di aq bukur të thur vjersha ,Sasaji,atje rrëzë malit Lavan,ku erërat e detit Jon dhe aromat e agrumeve të flladitin shpirtin.E s'ka si mos të vjershërojë e të këndojë ky Mentor Serjani.Atje burrat kanë një pamje të ashpër,ndërsa vajzat e gratë të sertë,si të ishin gurë e drurë të njëhershëm;po duhet ti njohësh e t'i kesh pranë,për t'u bindur në vlerat e brendshme të pamjes,të mëndjes e të shpirtit,të burrërisë së tyre,të bukurise së pamjes,te mençurisë e dashurisë.I ka përbrenda vetes këto cilesi edhe Mentor Serjani,që vjen nga një derë e nderuar Sasanjote,me burrra zakoni,miq tryeze dhe kuvendi. I kam njohur mire ata,se edhe unë prej andej jam,nga fshati përbri,nga Piqerasi më tutje,mbi kodrinën përkarshi detit.E kemi qenë e jemi si të një fshati e të një oxhaku.Ishim e jemi aty-aty,ku ngjizet jeta,sikundër thashë: rrëzë malit,atje ku është çarë mali e vjen uji i Lumit jetëdhënës të Kalasës,të gjitonëve tanë të prapamalit.Gjithë jetën ,edhe shkollën,edhe punën në kooperativë e në Fermën e mëpastajme,e bënim së bashku,ne te njejtat skuadra rropatëse te vullnetarizmit socialist!Veç krushqitë mezi i bëmë e i "kryqëzuam" se bashku,për hir të atij mentaliteti të ashpër që na la feja dhe mentaliteti i trashëguar.E çuditërisht,kemi qënë dikur e një herë,të së njëjtës fe.Dhe Mentori më thotë se,në fshatin e tyre të vogël ka patur dy kisha,të rrënuara sigurisht,por që rrëfejnë se ishim të të njëtit besim,pa ardhur turku tek dera,i cili n'a ndërroi fenë e krishterë me dhunë,pa mundur t'a bënte këtë në të gjitha fshatrat e Himarës,pra edhe tek neve në Piqeras,ku jam lerë edhe unë.Po marrëdhëniet e besës të nderit e të dashurisë si fqinjë të mirë,nuk na i prekën dot.Unë kam lozur,bërë shkollë e punuar më parë me Basharajt,Ahmatajt,Rezvanajt,e sidomos me Kallullajt.Madje me kritikun letrar Adriatik Kallulli ( që ka lerë në mes të detit Adriatik gjatë një udhëtimi të prindërve të tij Sasanjotë për në Itali;ndaj edhe e pagëzuan me këtë emër!), ishim miq të afërt kolegë.E, së bashku edhe me kritikun tjetër Josif Papagjoni, përbënim një treshe të kritikës letrare e artistike shqiptare.Dhe,kur na vjen nëpër duar ndonjë libër,si ky i Mentor Serjanit s'kemi si mos të ngazëllehemi.

Në këtë vëllim poetik që lexohet me ëndje dhe që autori e ka quajtur "Erërat e ngrohta të dashurisë", ka dy hulli kryesore: E para është dashuria,si ndjenjë e vlerë e gjithanshme njerëzore dhe , e dyta,është përditshmëria e jetës reale , me të gjitha ato motive ,këngë e plagë,nga realiteti ynë shqiptar,në kthesa e zig-zake të historisë.Dhe që të gjitha këto anë,hulli e motive janë të trazuara bashkë,ashtu siç i ka të trazuara edhe vetë jeta.Po ,të para e të shkruara në këndvështrimin e një poeti që qëndron midis vjershëtorit popullor dhe të artistit këngëtar, qe bashkon të dyja kohërat,të djeshmen me të sotmen.Kjo anë e krijimtarisë së Mentor Serjanit, e ben atë të veçantë e sqimatar ne "qëndisjen" e nje vargu poetik të lire,pa rregulla strikte e kushtëzime,ashtu si kundër i dalin nga shpirti.

Me vjen tani ndërmend një varg i kësaj lloj poezie të mirëfilltë nga krijimtaia popullore që është e mbetet "e arte",mbresëlënëse po kaq edhe filozofike: "O ju male me dëborë,pse s'qani hallet e mia?!".Dhe kushdo që e lexon,apo e dëgjon këtë këngë,stepet i ngashëryer nga arti dhe e vërteta njerëzore e njeriut të thjeshtë,të vuajtur e të frymëzuar,që e ka hedhur në letër dhe pastaj ,të tjerë breza e kanë bërë këngë,për të mbetur edhe ajo nëpër vite,dekada e shekuj,pa e ditur askush se cili është autori i saj autentik!Po këtu,në këtë libër që kemi përpara dhe që ka me dhjetëra vargje e këngë të tilla plot "lëng",i urtë,është ky Mentor Serjani nga Sasaji i Sarandës(sot nën administrimin e Himarës,si njëherë e një kohë).

Le të citojmë disa "perla" nga libri i tij i dytë "Erërat e ngrohta të dashurise" që niset me vjershën aq të goditur "S'më hiqet malli", ku ai do t'i ujdisë këto vargje:"S'më hiqet malli dhe mendja/Për kalldrëm e ujë ne Fterrë,/Nga malli më gjëmon zemra,/Atje nëna më kish lerë...".Poeti e nis vargëzimin nga "rrënja" e dashurisë dhe e mallit,për të dalur paskëtaj në fshatrat e Bregut ,ku rreshtohen "pesëmbëdhjetë diej,posi fazanë,dhe si yjet në qiej e perla margaritare",per të dalur aq bukur tek "Trimat Himariotë",stërniper të Skënderbeut,Kapedanë të Memedheut",duke shtuar e thurur edhe vargje të tjera në këtë sfond të historisë dhe të natyrës ,si të ishin të gdhëndura mbi gur:"Këto male vetëtimash,/Rrinë ashpër hijerëndë,/Mbushur me alarme krismash,/Me fustanella e këngë...".

Ne poezinë e tij për vendin që e ka lerë,hyn kaq thjesht dhe e frymëzuar natyra,sikur kjo vërtet këndon e gjallërohet si "Natyra e re";flet për "qoshetë e malluara të prindërve",për "drurët dhe lulet",për "aromat pyjore" që dehin shpirtrat për poezi.Sipas poetit "Pranvera rri fshehur pas flokëve të borës" dhe i ngrohet shpirti nga "Era e malit,er'e detit...".Në të njëjtën kohë ai do të rrëfejë i brengosur se vendi e natyra përreth tij janë të prekura së tepërmi nga varfëria ,se "Jeta të heq zvarrë",se "vitet gjithënjë rrjedhin,/Posht' e në rrëmuje,/Përmbi zemrat tona hedhin/, Balt',gurë e ujë...".Në këtë sfond shoqëror- politik,varfëria është "ulur këmbëkryq" dhe babai(i tij) mbytet nga një kollë e thatë,që e shuan me qepë e me raki/Nën zhgunin e skamjes shushatur".Duke biseduar shtruar me babanë,poeti do të kuptojë që ai e kishte zëmrën të lënduar qyshkur i hoqën pronën dhe e lanë me "gjisht ne goje".Dhe shkruan këto vargje te spikatura:"Me thosh babai i mjerë,/Pi verë të të hapet gryka,/Piji gotat menjëherë,/Jo me buzë,pika- pika./E kish zëmrën të trishtuar:Kopshte ,baçe,ullinj qenë marrë,/Ç'do gjë kolektivizuar,/Në fshat Lenini kish ardhë".Është pikërisht koha kur njerëzia "mplaket" para kohe dhe merr rrugën drejt varrezave,për t'u "dergjur nën dhe në "qytetin e shpirtrave",sikundër e quan,me "mëndjen top" se "pronar dhe Zot ai nuk ka.../Çobanët dhe bagëtia shkelin mbi /Ferra,driza,mbetej i harruar,/Plagët t'i lëndojnë,po s'të kujtojnë më..."

Në këtë rrjedhë jete ,kur zemra e poetit "pëlcet nga marazi",do të ravijëzohet "udha e kurbetit të"nxire",siç e quan ai ikjen nga fshati,me hidhërim e vuajtje të shpirtit.Duke i ndarë njerëzit e duke krijuar edhe "shamizezat gra", që qanin për të ikurit e për të dashurit që i lanë në vetminë e varfërinë e tyre,si dje edhe sot.Poeti shkruan për këtë fenomen të vjetër e të ri ,me një dhimbje të thellë njerëzore,si të qante kështu të vdekurit.("Qante me buzë te dredhur/.Me ngashërime të gjata/Gjithë helmi që qe mbledhur,/Derdhej në ngërçe lëngata./Herë ulte,herë ngrinte,/shamit'e zeza mbi ballë,/Her' i lidhte,her' i zgjidhte,/Qysh të bëj e zeza vallë?!Përmes vargjesh të tilla brilante,poeti Serjani,"derdh" në letër e në këngë brengën e thellë të një populli të tërë,i cili kështu e ka qarë "të ikurin" qe i le "plagët pas" në atë varfëri migjeniane",ndërsa vajzat në "Jetën e zeze",pa të dashurin e zemrës,pa burrin e shtëpisë,dhe "mbeti në shtëpi,si drurët në pyll",-e shkreta vajzë nga pritja e gjatë,kur në oborr e në vatër, mbetën vetëm pleqtë e plakat e mjera!"

E megjithatë,në faqet e këtij libri ,do ta lehtësojë dhëmbjen e poetit Erosi,që ai e ka në shpirtin e vet dhe që di ta shprehë aq bukur me frymëzimin e një djaloshi që i ndrit shpirti e i këndon zemra.Sepse ai,poeti,"E merr zemrën nga gjiri dhe e vendos në pëllëmbë të dorës":Fort bukur e thotë,duke e përcjellë "vatrën e zjarrit me puthjen e buzëve flak'e prush",E figurat poetike,metaforat s'kanë të mbaruar.("Fryn era e më bie fjalët e gjetheve...".Dhe vazhdon kënga e "djegur nga dashuria ,që bëhet më intime,me një ndjenjë lirike lumturuese:"Me buzët e vajzërise,/Hënëza e vogel-za/Mes gjetheve te qershisë,/Me shkel syrin hënë-za...".E kënga e zemrës bëhet më depërtuese dhe e ëmbël:" Hyn e del n'ato oda-a,/Lauresh' me flatëra,/Lum bandilli që të ka,/Nuse çikëlore-ja"/Frymëzimi spontan arrin deri në shkallëzime superiore,si në këto fjalë dashurie të ndjera;"Të keqen ,o moj Nazike,/O Zambak i bardh'i fushës,/Rrathët

plot me bezelike,/Derdhen qiellit e gushes"!

E kështu ,figurat poetike,autori i kthen ne metafora që nuk shterin,si në këtë poezi përmbyllëse:"Ranë këngët,ranë gjethet,/..Bie muzgu,zbehet dielli,/Iku ,iku dhëndërria,/Erret vendi,erret qielli,/Bie muzgu,zbehet dielli" Duke e mbyllur këtë parathënie,bie në ujdi me veten se Mentor Serjani nuk është më një poet fillestar,që bënë e hedhë vjersha sidokudo në facebook,ç'do ditë e kurdoherë. M'u krijua mendimi se ai është në udhën e duhur të kapërcimit nga krijimtaria e mirfillt popullore në atë të poezise që kultivohet ca më larte artistikisht ,qëndruar në atë shtrat burimor që pëlqehet nga shtresat e gjera të lexuesve.Midis këtyre vargjeve poetike e këngëve te Mentor Serjanit,jo të gjitha "pemët kanë kokrra të pjekura mirë" dhe jo të gjitha "fletët- që bien nga pema" e kanë atë ngjyrim të përsosur që ka "vjeshta e artë" për një piktor të stërvitur,por ndjesia poetike,figuracioni,stili e metafora janë po aq të bukura e premtuese për më mirë,drejtë përsosmërisë."Po akoma duhet punuar me këtë lloj krijimtarie,si i thonë "me limë në dorë",pa ngutje,pa e "nxjerrë" simiten nga furra" menjëherë e pa u pjekur mirë.Se ka edhe vargje të shkruarar me nxitim,"poezi pa poezi",pa strukturën e kompozicionin dhe ,aty këtu,në tendenca rrëfimi,në vargje prozaike,të cilat e dëmtojnë librin:E megjithatë ,sa të vejë në librin e tretë,kam përshtypjen e mirë që ky poet,i cili punon e jeton në Greqi,që lexon libra parreshtur dhe ka përvoj jete,këmbëngulje e mirësi njerëzore do të ketë, me siguri,prurje edhe më të mira,edhe më të arrira.

E mbyll lexuesi faqen e fundit të këtij libri dhe veç kënaqesive estetike nga vargjet e këngët,do të marre me vete edhe mesazhet e goditura që sjellin disa aforizma origjinale të tij,të cilat flasin për kohën që jetojmë po edhe njerëzit.Ja disa prej tyrë:

-"Të gjithë, sa më lart duan të hypin,/Të gjithë sa më poshtë duan të të shtypin"