top of page

Për jetën n'ecje...

  • May 29, 2023
  • 1 min read

Për jetën n'ecje... (Nji nanë, bijave të veta)


Dashni pafund e gjithë ç'kam mujtë shpirtnisht tuj t'mbshtjellë ndër t'miat krahë Udhës me t'qetue pa t'lshue duert dhe n'terr, dritën e kam pa!

N'ditt' e ngritta tuj dhanë frymë e shpresë Ndrykas n'krahnuer treteshin pse-të...

Sod ti, shtatin rritë e t'miat vite n'kapërcyell kalue, Për jetën n'ecje bijë, ma t'mirën teme dhashë për ju, për sytë me dritë, tokën nën kambë, prej zemrës bekue!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page