Nga Vullnet Mato
PËR FATMADHIN, FATMIR TERZIU
Kur erdhi në jetë, Fatmir Terziu,
në Elbasan këndonte kumria.
Nga qafa e Krastës frynte veriu,
mjegull të kuqe kish Shqipëria.
Rrapi shumëshekullor i Bezistanit,
i dha frymën e Dhaskal Todhrit,
të aspironte hapësira tej Elbasanit,
t’ia çonte zërin, të gjithë globit.
Në fillimet e lirisë demokratike,
Fatmirin e thirri gazeta e parë,
në “RD” redaktor i frymës kritike,
për frontin e popullit opozitar.
Më tej në Mbretërinë e Bashkuar
njohur prej tij, vetëm nga harta,
me dhunti e zell për t’u admiruar,
mori disa diplomime të larta.
Së fundi Londra e largët u bë fole,
për këtë djalosh ëndërrimtar,
“fjalën e Lirë” të përhapte në re,
fjalën e dënuar, për shqiptarë.
Bëri me autorë, publikime radhe,
për të njohur bota letrat shqipe,
mik me të gjitha penat shqiptare,
rrezatoi burime të reja drite.
Me seri botimesh e kritikë letrare,
me studime dhe filma elektronik,
bëri të flasë shqip Britania e Madhe,
nga brigjet e Oqeanit Atlantik.
Kështu fatmadhi, Fatmir Terziu,
fatin madhështor e bëri vet,
ngjiti lartësinë që ëndërron njeriu,
Everestin kulmor të dijes në jetë...
Vargje te ndjera, perkushtuese, njehershe miqesore por edhe vleresuese si koleg, krijues, prozator, romancier e tregimtar, studjues dhe eseist, ca me shume, editor i Fjales se Lire, qe u jep liri dhe hapsire gjith krijuesve te trojeve shqiptare dhe ne mergate. Fatmiri fatin e tij e ka ndertuar vete, me pune, vullnet dhe kembengulje, duke nxjere ne reliev cilsite me te mira te intelektualit shqiptar